Celebrity

Publikohet klipi më i famshëm i momentit! Një shqiptare pjesë e tij

3 Gusht 2018

Publikohet klipi më i famshëm i momentit! Një shqiptare

“Kiki, do you love me?” (Kiki, a më do?) është kënga që po bën namin këto kohë, sidomos pas sfidës me kërcimin #KikiChallenge ose #InMyFeelingsChallenge. Kënga e Drake-ut “In my Feelings”, që u kthye në fiksimin e të gjithëve, ka tashmë një videoklip që është më cool se kurrë.

Videoja zyrtare e këngës është 8 minuta e gjatë dhe në rast se nuk keni kohë (ose internet) për ta parë të plotë, jemi ne këtu për t’jua përmbledhur gjithë detajet e nevojshme.

1. Reperi ka ende aftësi të shkëlqyera në aktrim

Publikohet klipi më i famshëm i momentit! Një shqiptare

Drake është një ndër reperët më të mëdhenj në planet që përpos të tjerave ka super aftësi në të aktruar. Skena e fillimit, ku ai shkon tek ballkoni të dashurës, na vjen si një skenë alla Shekspir.

2. Më në fund, ja edhe Kiki

Publikohet klipi më i famshëm i momentit! Një shqiptare

Ose ndoshta KB, ose Kesha, ose JT.

3. Por gjithsesi, Drake e merr një “shuplakë” nga e ëma e Kiki-t (ose çfarëdo emri të ketë ajo).

Publikohet klipi më i famshëm i momentit! Një shqiptare

Planet e tij prishen nga nëna e të dashurës, e cila i kërkon të largohet menjëherë nga kopshti i saj. Zjarr!

4. Drake as e kërcen fare #DoTheShiggy

Publikohet klipi më i famshëm i momentit! Një shqiptare

Kërcimi i famshëm nisi nga komediani Shiggy dhe kështu mori emrin në fillim #DoTheShiggy, kërcim që Drake as e konsideroi fare si pjesë të koreografisë së tij. Nejse, kur vjen puna tek kërcimi, Drake mbetet Drake.

5. Megjithatë, Shiggy (ai i vërteti) nuk mbetet pas.

Publikohet klipi më i famshëm i momentit! Një shqiptare

6. Nuk ka gra topless në video...

Publikohet klipi më i famshëm i momentit! Një shqiptare

Videot Hip-Hop kritikohen shpesh për shfrytëzimin e imazhit të grave, të cilat shpeshherë vallëzojnë pothuajse të zhvezhura. Këtë herë, i vetmi që u zhvesh ishte Shiggy.

7. Si gjithë rrëfimet më të mira, ishte thjesht një ëndërr.

Publikohet klipi më i famshëm i momentit! Një shqiptare

Drake zgjohet dhe duket i tronditur nga gjithë ideja e kërcimit të këngës. “Ishte e tmerrshme”, thotë ai.

8. Në fund, klipi mbyllet me videot e gjithë personazheve të famshëm që kërcyen me ritmet e këngës, me videot-meme të kafshëve dhe ato të njerëzve të thjeshtë. Nëse po pyesni veten se cila shqiptare ishte, para jush: Dua Lipa.

 

KIKI DO YUH LUH ME?

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on