Papa Françesku tha se dënimi me vdekje është “i papranueshëm” dhe se Kisha Katolike duhet të punojë për shfuqizimin e tij kudo në botë.
Dënimi me vdekje është “një sulm mbi pacënueshmërinë dhe dinjitetin e njeriut,” tha Papa duke ndryshuar kështu doktrinën katolike e duke e vënë Vatikanin në një pozitë të pazakontë me Shtetet e Bashkuara dhe Kinën që ushtrojnë ende ndëshkimet kapitale.
Më parë, Kisha e shihte dënimin me vdekje, dhënë nga një autoritet legjitim pas një gjykimi të drejtë, si “përgjigjja e duhur ndaj gravitetit të krimeve të caktuara dhe një mënyrë sado ekstreme për të mbrojtur të mirën e përgjithshme.”
Sidoqoftë, është rritur ndëgjegjësimi në lidhje me çështjen duke parashtruar tezën se dinjiteti i një njeriu nuk humbet “edhe pasi kryen krime të rënda”.
Papa Françesku ka folur më parë për dënimin me vdekje duke thënë se “cënon rëndë dinjitetin njerëzor” dhe është një masë çnjerëzore. Ndëshkimi kapital është “në vetvete, në kundërshtim me tekstet e shenjta.”
Të enjten, Papa tentoi të ndryshojë formalisht qëndrimin ndaj dënimit me vdekje përmes ndryshimit të katekizmit universal, ose mësimeve të kishës.
Lëvizja është një sfidë ndaj Donald Trump, i cili ka mbështetur dënimin me vdekje ndaj trafikantëve të drogës, terroristëve dhe perversëve.
Burimi: The Guardian