Celebrity

Vera Grabocka, ajo që nuk plaket

2 Tetor 2014

Vera Grabocka, ajo që nuk plaket

Mosha vërtetë është thjesht një numër për Vera Grabockën, sepse pavarsisht kalimit të viteve, ajo është po e njëjta. Po aq elegante, po aq energjike dhe plot ide të reja e inovative që kanë bërë revolucion në skenat shqiptare. Vera nuk ka ditur të plaket.

Me një karrierë të nisur që në vitin 1979, Vera nuk ka reshtur së qeni një nga femrat më të suksesshme të televizionit në Shqipëri. Pas suksesit të jashtëzakonshëm me talent show-n “X-Factor” ajo rikthehet sërish këtë sezon në televizionin Klan me një prodhim të ri. Spektakli “Dance with Me” është atraksioni më i ri i mbrëmjes së të hënës ku producentja Grabocka ka mbledhur artistët më të famshëm shqiptarë në një garë vallëzimi.