Gjashtë ditë pas overdozës, Demi Lovato është ende paciente e Qendrës Mjekësore Cedars-Sinai.
Një raport i ri nga TMZ thotë se këngëtarja është detyruar të qëndrojë në spital sepse është “shumë, shumë sëmurë” me të vjella serioze dhe temperaturë të lartë, të dyja simptoma të overdozës fillestare. Nuk dihet ende kur do ta lejojnë të largohet nga spitali, edhe pse mjekët presin që ajo të shërohet plotësisht.
Teksa Demi kujdeset për shëndetin, mijëra fansa në gjithë botën shprehen mbështetje për të. Familja dhe ish i dashuri i saj, Wilmer Valderrama, gjithashtu janë pranë saj.
“Wilmer kalon orë të tëra pranë Demit në spital,” thotë një burim. “Është shumë i shqetësuar.”
Kur këngëtarja të dalë nga spitali, pritet që të hyjë menjëherë në rehabilitim.
“Shenjat ishin aty. Rrëshkiti dhe mendoi se mund ta përballonte. Kjo është qartazi një përmendje për të. Demi nuk do të vdesë dhe është mirënjëohëse që mbijetoi,” thotë një tjetër burim. “Do të dalë nga spitali dhe do të hyjë menjëherë në rehabilitim. Familja i ka qëndruar pranë dhe po e ndihmon me gjithçka.”
Burimi: InStyle