Shqipëria

Parkut të Madh të Liqenit i shtohet një tjetër kënd lojërash

28 Korrik 2018

Parkut të Madh të Liqenit i shtohet një tjetër kënd

Në jug të Parkut të Madh të Liqenit do të ndërtohet një tjetër kënd lojërash, i përshtatshëm për të gjitha moshat.

“Bashkë me TIKA, sot po fillojmë një kantier të ri, që është në zonën jugore të liqenit, një zonë që më parë i përkiste njësisë Farkë, e pushtuar, e zaptuar. Sot është pastruar, mbjellë, është krijuar një minipyll dhe kemi ruajtur këtë oaz në mes për ta kthyer në një kënd lojërash, që do të jetë këndi i dytë më i madh i lojërave në Tiranë, pas atij te Liqeni,” tha Veliaj.

Parkut të Madh të Liqenit i shtohet një tjetër kënd

Këndi i ri i lojërave do të jetë i volitshëm për banorët pranë Kopshtit Zoologjik, Kopshtit Botanik apo Liqenit të Thatë.

Parkut të Madh të Liqenit i shtohet një tjetër kënd

Parkut të Madh të Liqenit i shtohet një tjetër kënd