Demi Lovate, që vuan prej vitesh varësinë nga lëndët narkotike, gjendet në spital si pasojë e një overdoze. "People" raportoi se është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, ku për më shumë mund të lexoni duke klikuar këtu dhe këtu. Fill pasi lajmi u bë publik, emra të njohur dolën në mbështetje të këngëtares duke u lutur për shëndetin e saj, gjë që solli edhe hashtag-un #PrayForDemi (Lutuni për Demi-n).
“Të dua Demi.” – Ariana Grande
i love u @ddlovato
— Ariana Grande (@ArianaGrande) July 24, 2018
“Ne të gjithë duhet t’i mbështjellim krahët e dashurisë rreth Demi Lovato-s. Jam shumë e lumtur që je gjallë. Faleminderit, Zot. Nëse i njoh përbindëshat e mi aq shumë sa besoj, ne të gjithë të dëshirojmë paqe të brendshme. #KamBesimTekDemi. Të dua.” – Lady Gaga
We should all wrap our arms of love around Demi Lovato. I am so happy you’re alive. Thank God. If I know my monsters as well as I believe I do, we all wish you self-compassion and inner peace. And may you receive the love so many have for you. #ImConfidentInDemi Demi, I love you.
— Lady Gaga (@ladygaga) July 25, 2018
“Si të gjithë ju më ra në vesh lajmi për Demi-n. Të gjithë e duam dhe duhet të lutemi për të që jetë mirë. Ajo është një luftëtare.” – Nick Jonas
Like all of you I am reeling at the news about Demi. All of us love her and need to pray for her to get well. She is a fighter. #prayfordemi
— Nick Jonas (@nickjonas) July 25, 2018
“Si të gjithë ju, edhe unë po mendoj për Demi Lovato-n tani. Ajo ka nevojë për lutjet dhe mbështetjen tonë. Të gjithë e dimë sa e fortë është.” – Joe Jonas
Like all of you I am thinking of @DDLovato right now. She needs our prayers and support. We all know how strong you are Demi. #prayfordemi
— J O E J O N A S (@joejonas) July 25, 2018
“Po dërgoj lutjet dhe përkrahjen time tek Demi dhe familjarët e saj.” – Kevin Jonas
Sending my prayers and thoughts to @ddlovato and her family right now.
— kevin jonas (@kevinjonas) July 25, 2018
“Bota është kaq shumë e dashuruar me ty Demi.” – Sam Smith
The world is deeply In Love with you @ddlovato xx
— Sam Smith (@samsmithworld) July 25, 2018
“Demi, e di që je një grua e fortë. Të dua shumë dhe shpresoj që të bëhesh më mirë.” – Shawn Mendes
Demi Lovato, I know you’re a strong woman. I love you and I hope you get better! ? #PrayForDemi
— Shawn Mendes (@ShawnMendesFans) July 24, 2018
“E dua Demi Lovaton kaq shumë. Më thyhet zemra që ajo po kalon një situatë të tillë. Është një dritë në këtë botë dhe po dërgoj dashurinë time tek ajo dhe familjarët e saj.” – Ellen DeGeneres
I love @DDLovato so much. It breaks my heart that she is going through this. She is a light in this world, and I am sending my love to her and her family.
— Ellen DeGeneres (@TheEllenShow) July 24, 2018
“Po lutem për ty me gjithçka timen. Të duam kaq shumë.” – Bebe Rexha
I’m praying for you with everything in me @ddlovato. You are so loved.
— Bebe Rexha (@BebeRexha) July 24, 2018
“Të duam Demi. Po mendoj për ty, për familjen tënde, për ndjekësit dhe për miqtë. Lutemi për ty.” – Kesha
Love u @ddlovato ??thinking of you + your family + fans + friends ?praying for you and thinking of you ?
— kesha (@KeshaRose) July 24, 2018
Demi Lovato kishte rreth 6 vite esëll dhe këtë pranverë i rrëfeu ndjekësve në një koncert në Brooklyn se pinte vodka me një shishe Sprite që në nëntë të mëngjesit, villte në makinë dhe një ditë vendosi të ndryshonte jetën e saj. Në qershor, ajo pranoi se kishte rënë sërish pre e varësisë, ku në këngën “Sober” i drejtohet nënës duke i kërkuar falje.