Celebrity

Pse Demi Lovato tregohet kaq e hapur për problemet e saj me alkoolin dhe drogërat

25 Korrik 2018

Pse Demi Lovato tregohet kaq e hapur për problemet e saj me alkoolin dhe

"Mami, më fal, nuk jam më esëll. Dhe babi, të lutem më fal për gjithë pijet që derdha në tokë. Atyre që s’u larguan kurrë, kemi qenë këtu më parë. Më vjen shumë keq, nuk jam më esëll."

Pasi shkruajti tekstin më të ndjerë, më personal të refrenit të këngës “Sober”, Demi Lovato e ndau me fansat muajin e kaluar duke thënë haptazi “e vërteta ime...”

Nëse teksti s’ishte mjaftueshëm i qartë, mesazhi që përcjell është. Pas gjashtë vitesh e pastër nga alkooli e drogërat, Demi ra sërish pre e tyre. Tani, thjesht s’është më esëll.

Kënga përputhet me sjelljet e sinqerta të 25-vjeçares. Ndoshta të sinqerta përtej ç’është e nevojshme, thjesht për të ndihmuar ata që mund të vuajnë njësoj si ajo. E gjithë kjo ishte thjesht një pjesë e historisë. Para se Demi të dërgohej me emergjencë në spital prej mbidozës, teksa narcan-i në vena e mbante gjallë, burime pranë saj zbuluan për E! News se Demi kishte kohë që stërmundohej të qëndronte esëll.

“Kohët e fundit, po shkonte çdo ditë e më poshtë dhe s’ka qenë mirë. Drogohej rëndshëm dhe miqtë e saj kishin frikë se mos ndodhte kjo që sapo ndodhi.”

Fansat nga ana tjetër, s’dnin gjë. Kur këngëtarja postoi në Twitter “Paç fat me blogun tënd,” u pa si një sulm ironik, drejtuar qëllimisht kundrejt Mike Bayer, i cili qëndronte esëll me të dhe drejtonte CAST Centers, qendra trajtimi ndaj varësisë në bashkëpronësi me Demin. Ndoshta ai nisi të publikojë më shumë informacion se ç’duhej, aluduan ndjekësit. Ose ndoshta shkak ishte videoja në të cilën thoshte se gjëja që kishte më shumë bezdi ishte të punonte me njërëz të famshëm.

Pse Demi Lovato tregohet kaq e hapur për problemet e saj me alkoolin dhe

Në realitet, deklarata ironike e Demit është pjesë e një problemi më të madh. Këngëtarja nisi të pijë kur u bë pjesë e grupit popullor në shkollë dhe pasi mbushi 17 vjeç, filloi përdorimin e kokainës.

Kur u fotografua me Haley Kiyoko, Demi mbante një pije në dorë dhe tha se “s’kam pse e mbroj veten në syrin tuaj, po sidoqoftë ishte red bull.” Burimet insistojnë se Demi s’po e mbante veten me të mira thjesht me kafeinë.

“Demi ka muaj që vuan me varësinë dhe kohët e fundit është bërë më keq,” tregon një burim pranë saj dhe shton se ajo po përpiqet të merret me punë, “por të gjithë kemi ulje ngritjet tona.”

Burimi: E! News