Celebrity

Brenda pak momentesh, Demi Lovato kaloi në overdozë dhe u kthye në jetë

25 Korrik 2018

Brenda pak momentesh, Demi Lovato kaloi në overdozë dhe u kthye

Demi Lovato gjendet në spital si pasojë e një overdoze. Sipas autoritetev, këngëtarja u dërgua me nxitim pranë personelit mjekësor, mesditën e djeshme. People raporton se është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

The Los Angeles Police Department konfirmoi se iu përgjigj një telefonate në 11:39 në Hollywod. Sidoqoftë, refuzuan të jepnn emrin e personit apo substancës specifike. Demi u kthye në jetë me anë të narcan, një medikamenti që përdoret për të trajtuar mbidozat e heroinës apo drogërave të tjera. Fillimisht, TMZ raportoi se këngëtarja kaloi në mbidozë heroine, por kjo u mohua më vonë nga një burim pranë saj.

Demi vuan prej vitesh me varësinë. Ka gjashtë vite esëll, dhe këtë pranverë i rrëfeu audiencës në një koncert në Brooklyb se “pija vodka në një shishe Sprite që në nëntë të mëngjesit, villja në makinë dhe mendoja se kjo s’është më e lezetshme, s’është më qejf. Duhet të ndryshoj jetën time. Jam fiks si im atë. Kështu që ndryshova.”

Në qershor, Demi pranoi se kishte rënë sërish pre e varësisë. Në “Sober,” Demi i drejtohet nënës së saj dhe i kërkon falje që s’është më esëll.