Celebrity

Deklaratë bombë: Laura Pausini shpërthen ndaj Beyonce-s!

23 Korrik 2018

Deklaratë bombë: Laura Pausini shpërthen ndaj Beyonce-s!

Që ta sqarojmë paraprakisht si nisi gjithë debati: Jay-Z dhe Beyonce u përpoqën të merrnin me qira Koloseun në Romë më datë 7 dhe 8 korrik lidhur me turin e tyre “On The Run II”, por kërkesa u refuzua nga autoritet duke deklaruar se shkencëtari italian Alberto Angela kishte rezervuar hapësirën. Sipas zyrtarëve Koloseu është një vend i komplikuar dhe me pak fjalë ishte e pamundur. Por The Carters paraqitën një tjetër kërkesë, që nisi një debat ‘Pro dhe Kundër’ mes artistëve italianë.

Në krahun “Kundër” është dhe Laura Pausini, e cila gjatë koncertit të turit “Fatti Sentire World Tour” në Circus Maximus, arenë dhe vend argëtimi në Romë, shpërtheu me një deklaratë bomb kundër Beyonce-s.

Deklaratë bombë: Laura Pausini shpërthen ndaj Beyonce-s!

Teksa ishte duke kënduar, ajo tregoi që nuk kishte aspak interes për divën e muzikës, që sipas saj ka tifozë të shumtë: “Beyoncé mi fa una pippa, però lei ha i ventilatori e io no”.

Një deklaratë e tillë shokoi ndjekësit, por jo vetëm, duke u nisur nga kuptimi i shprehjes “mi fa una pippa”, që në gjuhën e përditshme përdoret si zëvendësim i “më bëj seks oral”. Por një kuptim tjetër është edhe “Nuk më interson” ose “S’është në lartësinë time”.

Sipas Laura-s, Koloseu duhet të përdoret njëherë nga artistët italianë, pastaj nga të tjerët.