Një ish- supermodele britanike, e cila shfaqet në një nga videoklipet e Madonna- s duke shkëmbyer puthje pasionante me këtë të fundit ka rrëfyer se ylli i popit ra çmendurisht në dashuri me të.
Amanda Cazalet u bë pjesë e këngës “Justify My Love”, 1990 dhe tha se u surprizua ku gjatë xhirimeve këngëtarja përdorte gjuhën në puthje, por gjithsesi mendoi se ishte thjesht “çështje aktrimi”. Sipas 53- vjeçares, për 2 vite u kthye në fiksimin e Madonna- s.
“Madona çmendej pas meje. Asokohe nuk u ofendova por tani që e mendoj po ngacmohesha nga dikush që ishte shefi im.” u shpreh Cazalet për “The Sun”.
Sipas saj, Madonna i dërgonte vazhdimisht letra nga çdo cep i botës, e telefononte dhe nuk i ndahej për 2 vite rresht. Në një nga letrat e dashurisë Madonna shkruan:
“E di që je e martuar dhe shtatzënë por nuk ta shpjegoj dot tërheqjen që kam ndaj teje. Je gruaja më e bukur në botë dhe po vdes të të puth sërish.”
Pas videos së nxehtë të “Justify My Love”, Madonna foli hapur në atë kohë për seksualitetin e saj:
“Mendoj se kushdo ka natyrë biseksuale. Kjo është teoria ime. Mbase e kam edhe gabim.”