Fashion News

Bëni tuajin para të tjerëve fustanin që Victoria Beckham veshi në dasmën mbretërore

21 Korrik 2018

Bëni tuajin para të tjerëve fustanin që Victoria Beckham

Pas bujës që bëri veshja e saj në dasmën e Princ Harry dhe Meghan Markle, Victoria Bekcham vendosi ta nxjerrë në shitje veshjen për gjithë klientët e saj.

Që prej ditës së sotme, fustani treçerekësh me më mëngë të fryra ngjyrë blu nate është në shitje. Njerëzit ishin aq të interesuar për fustanin sa u krijua një listë pritjeje. Kërkesa vetëm shtohej. Fustani i përket koleksionit pre pranverë/verë 2019, por Victoria përshpejtoi prodhimin që të interesuarit të kenë mundësi ta blejnë më herët.

Bëni tuajin para të tjerëve fustanin që Victoria Beckham

“Më ftuan në një dasmë shumë të veçantë së fundi dhe doja të vishja diçka femërore dhe serioze, por që kishte diçka ekstravagante. Ky fustan ishte zgjedhja perfekte. U ndjeva mirë gjithë ditën dhe doja ta bëja gati për gjithë klientët e mi këtë verë,” tha Victoria.

Bëni tuajin para të tjerëve fustanin që Victoria Beckham

Prisni që fustani me vlerë £1,495 (210,912 lekë të reja) të shitet deri sa të mos jetë më gjendje. Gjithë të pafatët duhet të presin deri në nëntor, kur të dalë sërish në treg bashkë me pjesën tjetër të koleksionit.