Prej pak kohësh po aludohet se ylli i muzikës është sërish shtatzënë.
Duke marrë në kosideratë barkun paksa të fryrë, përdoruesit e rrjeteve sociale medojnë se mbretëresha- B është në pritje të fëmijës së saj të katërt.
Së fundmi këta përdorues kanë publikuar një video të këngëtares, të shkëputur nga turi muzikor OTR II. Në videon në fjalë shfaqet Beyoce, që fërkon barkun e fryrë gjatë performancës skenike.
E megjithëatë duhet theksuar se ky lajm nuk është asgjë tjetër veçse një spekulim i fansave.
Po a nuk i lejohet Beyonce- s ta teprojë paksa me brumërat? Duhet të jetë me doemos shtatzëë për ta patur barkun paksa të fryrë?!