Gjatë një interviste për revistën GQ, Kylie dhe Travis Scott folën për herë të parë rreth marrëdhënies së tyre. Si u njohën dhe disa detaje të hollësishme rreth takimit të tyre të parë.
Ndër të tjera, 20- vjeçarja rrëfeu gjënë më romantike që Travis ka bërë për të. Siç ta merr mendja, nuk ka qenë aspak surprizë modeste.
“Gjëja më romantike që ai ka bërë për mua është ajo e ditëlindjes sime. Më zgjoi nga shtrati në orën 6 të mëngjesit. Më tha: Duhet të ikim, dhe unë ashtu e përgjumur ia ktheva: Për çfarë e ke fjalën? Për çfarë e ke fjalën? Ai vazhdoi të më shtynte, dielli po ngjitej lart dhe e kishte mbushur shtëpinë e tij plot me lule dhe violinistë.”
Jo keq ë?