Showbiz

12 arsye të grave të abuzuara që pyeten: “Po pse nuk u ndave nga dhunuesi?!”

12 arsye të grave të abuzuara që pyeten: “Po pse nuk u

Në monologun që hapi episodin e fundit të "The Dalina Show" në Andale Media, Dalina Buzi ngriti disa prej pyetjeve më të shpeshta – dhe më të keqkuptuara – që u bëhen viktimave të dhunës në marrëdhënie:

“Po pse nuk ikin këto gra? Pse nuk ndahen? Pse rrinë e durojnë kaq gjatë?”

Janë pyetje që i hasim në komente, në biseda mes miqsh, në panele televizive. Janë të ngarkuara me gjykim, edhe kur dalin nga një shqetësim i sinqertë. Por përpara se t’u kërkojmë grave të "ikin", duhet të kuptojmë pse nuk ikin.

Monologu i Dalinës nuk dha një përgjigje. Dha dymbëdhjetë. Dhe secila ishte një arsye e fortë që përfaqëson realitete të ndryshme, nga më të dukshmet te më të padukshmet.

1. Sepse janë shumë më tepër sesa mendojmë

Sipas të dhënave që solli Dalina, 736 milionë gra në mbarë botën – 1 në 3 gra – ka përjetuar të paktën një herë dhunë nga partneri. Janë gra të çdo shtrese: me arsim të lartë apo pa shkollë, të punësuara apo të varura ekonomikisht, të famshme apo të panjohura. Dhuna nuk njeh profil të caktuar.

2. Sepse vetëm 20% ikin pas sulmit të parë

Më pak se çereku i grave që përjetojnë dhunë fizike largohen menjëherë. Jo sepse nuk duan. Por sepse nuk munden, ose nuk e dinë që duhet të largohen. Mbi të gjitha, nuk e dinë si.

3. Sepse janë rritur me modelin e durimit

Shumë vajza janë rritur nga nëna që e kanë shfaqur martesën si një institucion ku “durohet” 24/7. Edukimi i heshtur që vjen nga shtëpia është më i fortë sesa çdo spot ndërgjegjësues.

4. Sepse janë ekonomikisht të bllokuara

Kur ke sakrifikuar karrierën për të rritur fëmijët, të ikësh nuk është vetëm një vendim emocional. Është llogari. Dhe kur qiraja është sa një pagë minimale, llogaria nuk del.

5. Sepse kanë frikë për jetën

Ka gra që janë kërcënuar me armë. Ka burra që e shprehin qartë: “Nuk ndahemi, veç nëse njëri ngane vdes.” Këto nuk janë raste të rralla – janë më të zakonshme se ç’mendojmë.

6. Sepse shpresojnë se ai do të ndryshojë

Jo pak gra mbajnë mend muajt e parë të marrëdhënies – kur dhunuesi ishte “i përkryer”. Shpresojnë që ai version do të rikthehet. Dhe kur ai qan e përgjërohet pas çdo episodi dhune, shpresa ringjallet.

7. Sepse janë manipuluara psikologjikisht

Lavazhi i trurit është një nga format më të padukshme dhe më të forta të kontrollit. Kur je bërë të besosh se ti je fajtore, se ti e provokon dhunën, ikja nuk duket më si zgjidhje, por si gabim.

8. Sepse rrezikojnë të humbasin fëmijët

Një grua që është në konflikt me një burrë me pushtet, para dhe lidhje, shpesh ndodhet përballë kërcënimit real: “Nëse ndahesh, nuk do i shohësh më fëmijët.”

9. Sepse janë të rrethuara nga mure fetare, kulturore apo familjare

Në shumë rrethana, divorci është tabu. Dhe një grua që rritet me këtë ide, nuk e sheh ndarjen si mundësi, por si dështim personal dhe social.

10. Sepse frikësohen nga pasojat

Statistikat tregojnë se 75% e vrasjeve ndodhin pas ndarjes, jo gjatë marrëdhënies. Ikja është më e rrezikshme se qëndrimi. Dhe gratë këtë e dinë.

11. Sepse shoqëria gjykon më shumë viktimat sesa dhunuesit

Gruaja që flet për dhunën paragjykohet, përgojohet dhe etikohet. Mjafton një shembull në rrethin shoqëror për t’i mbyllur gojën dhjetëra të tjerave.

12. Sepse nuk e kuptojnë menjëherë që janë në një marrëdhënie abuzive

Jo çdo dhunë është me grushte. Shumë gra zbulojnë pas vitesh se ajo që kanë përjetuar është kontroll, izolim dhe shantazh emocional. Por kur e kupton, mund të jetë vonë për të vepruar lehtë.

Në fund, Dalina e mbylli me një fjali që duhet të na ndjekë përtej studios së emisionit:

“Nëse nuk të ka ndodhur ty, nuk do të thotë se je më e mirë. Dhe nëse të ka ndodhur dhe ke ikur që në sulmin e parë, prapë nuk do të thotë se je më e mirë.”

Sepse çdo grua ka historinë e vet, rrethanat e saj dhe kohën e saj. Ajo që mund të bëjmë ne është të kuptojmë më shumë, të gjykojmë më pak.

“We listen and we don’t judge.” Kjo nuk është thjesht një shprehje nga TikTok. Është një nevojë urgjente për një shoqëri që ende kërkon viktimën, para se të kërkojë fajtorin.

Episodi i plotë i "The Dalina Show":

REELS

Fytyrë si bebush, pa asnjë filter? Po, falë tri sekreteve të vogla nga @jeclaire.al 👁️ Bright Eye Serum - për sy që s’kanë nevojë për 8 orë gjumë; 💧 Radiance Booster Serum - për efekt lifting dhe glow që s’të lë të kalosh pa u vënë re; ☀️ Krem Sunshield SPF 50 - sepse dielli nuk fal, por ne dimë si ta sfidojmë. @jeclaire.al ✨ dhe nuk ka filter më të mirë!

Tutorial: Si ta përdorni inteligjencën artificiale që të mos ju zëvendësojë 😂🤍

Po ju, sa gjuhë flisni? 🤨

Filmi italian “There’s Still Tomorrow” pasqyron në mënyrë simbolike betejën që gratë zhvilluan për të fituar të drejtën e votës. Gjesti i vogël i fshirjes së buzëkuqit nga gratë tregon sa të brishta ishin në fakt të drejtat e tyre. Kisha ishte një kundërshtare e fuqishme: në Itali, priftërinjtë i referoheshin enciklikës së Vatikanit Casti Connubii për të argumentuar se vendi i gruas ishte në shtëpi, jo në politikë. Predikime të ngjashme në Irlandë dhe Maltë paralajmëronin se vota e grave binte ndesh me planin e Zotit. Në Shtetet e Bashkuara, Kardinali Gibbons pretendonte se e drejta e votës për gratë do të dëmtonte vlerat familjare. Në Nju Jork, organizata politike Tammany Hall kundërshtoi votën e grave dhe luftoi kundër Amendamentit të 19-të për të ruajtur pushtetin e saj.

Në @dermaluxe_clinic_tirana , kujdesi nuk është vetëm estetikë — është ndjesi, forcë dhe dashuri për veten. Tetori na kujton se bukuria e vërtetë fillon me kujdesin ndaj vetes ! Nis me veten !

“Sa vjeç je?” Unë:

Forca e një gruaje që kujdeset për veten është frymëzim për të gjithë. Në këtë Tetor Rozë, ndalo për një moment, kujdesu dhe vlerëso jetën që ke. 🎀 @vodafonealbania #TetoriRozë #Jetoshëndetshëm #vodafonealbania

Morali: As mos i trego fare herë tjetër, kur të jesh 🤰🏻

Unë do paguhem vetëm 1 mijë 😳😳😳😳

Do ribashkoheshit edhe ju, apo ç’e do?

12 reasons abused women ask: "Why didn't you leave your abuser?"

12 arsye të grave të abuzuara që pyeten: “Po pse nuk u

In the monologue that opened the latest episode of "The Dalina Show" on Andale Media , Dalina Buzi raised some of the most frequent – ??and most misunderstood – questions asked of victims of domestic violence:

"Why don't these women leave? Why don't they get divorced? Why do they stay and endure for so long?"

These are questions we encounter in comments, in conversations between friends, on television panels. They are loaded with judgment, even when they arise from sincere concern. But before we ask women to "leave," we need to understand why they don't leave.

Dalina's monologue didn't provide one answer. It provided twelve. And each was a strong reason representing different realities, from the most visible to the most invisible.

1. Because there are many more than we think

According to the data Dalina provided, 736 million women worldwide – 1 in 3 women – have experienced violence from a partner at least once. They are women from all walks of life: highly educated or uneducated, employed or economically dependent, famous or unknown. Violence knows no specific profile.

2. Because only 20% flee after the first attack

Less than a quarter of women who experience physical violence leave immediately. Not because they don't want to. But because they can't, or don't know they should. Above all, they don't know how.

3. Because they were raised with the model of patience

Many girls have been raised by mothers who have portrayed marriage as an institution where it is “put up with” 24/7. The silent education that comes from home is stronger than any awareness-raising spot.

4. Because they are economically stranded

When you've sacrificed your career to raise your children, leaving isn't just an emotional decision. It's a calculation. And when the rent is minimum wage, it doesn't add up.

5. Because they fear for their lives

There are women who have been threatened with guns. There are men who state it clearly: “We won't break up unless one of us dies.” These are not rare cases – they are more common than we think.

6. Because they hope he will change

Many women remember the first few months of the relationship – when the abuser was “perfect.” They hope that that version will return. And when he cries and begs after each episode of violence, hope is rekindled.

7. Because they have been psychologically manipulated

Brainwashing is one of the most invisible and powerful forms of control. When you are made to believe that you are to blame, that you provoked the violence, running away no longer seems like a solution, but a mistake.

8. Because they risk losing their children

A woman who is in conflict with a man with power, money, and connections is often faced with the real threat: "If you divorce, you will never see the children again."

9. Because they are surrounded by religious, cultural or family walls

In many circumstances, divorce is taboo. And a woman who grows up with this idea does not see separation as an opportunity, but as a personal and social failure.

10. Because they are afraid of the consequences

Statistics show that 75% of murders occur after a breakup, not during the relationship. Running away is more dangerous than staying. And women know this.

11. Because society judges victims more than perpetrators

A woman who speaks out about violence is prejudiced, slandered, and stigmatized. One example in the social circle is enough to silence dozens of others.

12. Because they don't immediately realize they're in an abusive relationship

Not all violence is physical. Many women discover years later that what they have experienced is control, isolation, and emotional blackmail. But by the time you realize it, it may be too late to act lightly.

In the end, Dalina closed with a sentence that should follow us beyond the show's studio:

"If it hasn't happened to you, it doesn't mean you're any better. And if it has happened to you and you ran away from the first attack, it still doesn't mean you're any better."

Because every woman has her own story, her own circumstances, and her own time. What we can do is understand more, judge less.

“We listen and we don't judge.” This isn't just a TikTok saying. It's an urgent need for a society that still looks for the victim before it looks for the perpetrator.

Full episode of "The Dalina Show":