Një artist tatuazhesh 23-vjeçar nga Mynihu, i cili njihet me pseudonimin Maison Hefner, krijoi një metodë krejt të padëgjuar më parë. Një vit më parë ai prezantoi një projekt të quajtur “My Words, Your body” (Fjalët e mia, trupi yt), i cili funksionon kështu: Të gjithë klientët duhet t’i besojnë plotësisht trupin e tyre artistit, sepse vetëm ai mund të dijë vendin dhe llojin e tatuazhit më të përshtatshëm për të.
Pra, mjafton që ai të flasë me ta për 30 minuta dhe aq i duhet për të kuptuar personalitetin e tyre. Njerëzit duhet të zgjedhin vetëm anën e trupit (jo vendin) ku e duan tatuazhin dhe kaq ishte. A do e merrnit guximin...?
Ne dhe ju nuk ishim pjesë e bisedës 30 minutëshe, ndaj (le të mundohemi) të mos gjykojmë. Shihini vetë.
Rrugë të ftohta të betonizuara
"S'jam ai që ata të premtuan se isha" dhe "Përmes hijeve të errëta, trupave të pikturuar me portokalli"
Epo një domethënie duhet të ketë patur...
"Unë i harrova lulet, por ende të dua"
"Një jetë pa ty"
"Nëse ky je ti, kush jam unë?"
"Jo, Jo, Jo, Po"
"Një botë aspak si e jotja"
"Çdo gjë shkon keq dhe unë qesh"
"Telefono mamin"