Krejt papritur, Justin Bieber u fejua me Hailey Baldwin, i propozoi para turmës me një unazë të shndritshme në duar dhe më pas la pa fjalë gjithë botën me dedikimin e tij në Instagram. Por në gjithë këto ngjarje që ia behën papandehur, ekspertët e gjuhës së trupit nuk mund të mos analizonin pak sjelljet e tij me të fejuarën duke e krahasuar me Selena-n.
Si kanë ndryshuar veprimet e këngëtarit: Hailey VS. Selena
1. Ai ecën ndryshe
Më parë, Justin ecte pas Selena-s, gjë që vërteton se ishte ajo lider në lidhjen e tyre. Këmbët e tyre nuk janë në sinkronizim.
Ndërsa tani ai ecën në krah të Hailey-t, qëndron ngjitur me të dhe këmbët i kanë në sinkron. Kjo gjë sipas ekspertëve të gjuhës së trupit është shembull i një marrëdhënieje të mirë fizike dhe emocionale.
2. I mban duart shtrënguar jo si më parë
Sërisht veprimet e pavetëdijshme tregojnë se ishte Selena ajo që drejtonte lidhjen. Duart e saj mbështjellin duart e Justin-it. Ekspertët theksojnë se çdo lidhje ka një person që drejton situatat, por kjo gjë mund të shkaktojë probleme në marrëdhënien e tyre.
Justin është krejt ndryshe me Hailey-n. Ai duket më i relaksuar, nuk ka tension dhe duart tregojnë se është duke kontrolluar situatën.
3. Puthje, puthje, puthje...jo si dikur
Edhe pse kjo foto e dyshes u shkrep rreth 8 vite më parë, ekspertët e gjuhës së trupit janë të mendimit se nuk është as më pak e as më shumë veçse një puthje “fëmijësh”, shumë larg dashurisë së të rriturve, është një marrëdhënie e pazhvilluar.
Kur vjen puna tek Hailey, sipas tyre ai është duke drejtuar puthjen. Fakti që e mban shtrenguar rreth vetes vërteton se kemi të bëjmë me një moment shumë më pasionant se puthja me Selena-n.