Mund t’ju ketë rënë në vesh lajmi se Justin Bieber u fejua me të dashurën e tij, Hailey Baldwin. Mund ta keni parë me skepticizëm, se asnjëri nga të përfshirët s’kishte konfirmuar gjë. Ja ku jemi ca orë më vonë, me dy dedikime që paralajmërojnë një dasmë.
“Do të prisnim ca për t’ju treguar, por fjala udhëton shpejt. Dëgjo Hailey, jam kaq i dashuruar me ty! Jam kaq i përkushtuar të njoh çdo pjesë tënden për pjesën tjetër të jetëve tona dhe të të dua me durim dhe dhembshuri. Premtoj ta drejtoj familjen tonë me nder dhe integritet, duke lejuar Jezusin dhe Shpirtin e Shenjtë të na drejtojë në çdo vendim që marrim. Zemra ime është tërësisht dhe plotësisht e jotja dhe do të të vë githnjë të parën! Je dashuria e jetës sime Hailey Baldwin dhe s’do të doja ta kaloja me askënd tjetër. Më bën njeri më të mirë dhe e komplementojmë njëri-tjetrin kaq bukur. Mezi e pres stinën më të bukur të jetës. Është qesharake, sepse me ty, çdo gjë ka kuptim. Ç’më emocionon më shumë është fakti se motra dhe vëllai im do të kenë shembull një tjetër martesë të qëndrueshme e të shëndetshme. Zoti është i madh, u fejuam ditën e shtatë të muajit të shtatë. Shtata është numri i perfeksionit shpirtëror, është e vërtetë, kërkoje në Google! A s’është çmenduri kjo? Meqë ra fjala, nuk e planifikova, por sidoqoftë sa mirë ndihem që të ardhmen e kemi të siguruar. Do të jemi akoma më të mirë kur të jemi 70 zemër! ‘Ai që gjen një grua, gjen diçka të mirë dhe favorizohet nga Zoti!’ Ky është viti i atij favorizimi.”
230 fjalët më sipër ishin përshkrimi i fotos që Justin Bieber hodhi në Instagram për të konfirmuar fejesën me modelen 21-vjeçare. Po ju lëmë një moment kohë të merrni veten...
Kalojmë tek Hailey, e cila tha dy fjali në Twitter. Thjesht dy:
“Nuk jam e sigurt çfarë bëra për të merituar lumturi të tillë, por i jam kaq mirënjohëse Zotit që më dha një njeri kaq të mrekullueshëm për të ndarë jetën! Fjalët s’e shprehin dot mirënjohjen time.”
Not sure what I did in life to deserve such happiness but I am so utterly grateful to God for giving me such an incredible person to share my life with! No words could ever express my gratitude. ??
— Hailey Baldwin (@haileybaldwin) July 9, 2018
Ok, dasma kur është?