Instagramming

Njerëzit mendojnë se Egli do të jetë moderatore e këtij programi në Top Channel

Shkruar nga Anabel

1 Maj 2025

Njerëzit mendojnë se Egli do të jetë moderatore e këtij

Egli mund të jetë moderatorja e natës gjysmëfinale dhe finale të programit “Yjet e Diasporës”, të paktën sipas komenteve të njerëzve, që pavarësisht se u konfirmua se do të jetë Danja, sërish vijojnë të shprehin dëshirën e tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Yjet Shqiptarë të Diasporës (@yjetediaspores.tch)

Mjaftoi një foto në Instagram-in e emisionit, ku në mbishkrim shkruhej: “Cila do të jetë moderatorja e gjysmëfinaleve dhe finales së “Yjet Shqiptarë të Diasporës”?” që komentuesit të vërshonin në komente duke përmendur emrin e Egli Takos.

Njerëzit mendojnë se Egli do të jetë moderatore e këtij

Njerëzit mendojnë se Egli do të jetë moderatore e këtij

Njerëzit mendojnë se Egli do të jetë moderatore e këtij

Egli dhe vetë programi nuk e kanë konfirmuar ende lajmin, por duket se janë marrë seriozisht fjalët e Ledionit në “Post BBVA 4”, ku sugjeroi se Egli duhet të konsideronte karrierën si moderatore.

“Yjet e Diasporës” është një program i cili ka si qëllim promovimin e talenteve të njerëzve që jetojnë larg atdheut. Sipas Ilir Shaqirit, autori i programit, çdo i ri i talentuar me prindër shqiptarë, ka shansin të tregojë aftësitë e tij dhe të mund të jetë një yll.

“Ne jemi një popull që vlejmë dhe këtë po e demonstrojmë sot më shumë se dikur. Çdo njeri që ka një baba, nënë (shqiptar/e), ose që ka lindur në Shqipëri dhe më vonë, jeta e ka përplasur përtej kufijve, do të ketë shansin e jashtëzakonshëm që të prezantohet në të gjitha ato që janë gjinitë e artit skenik; të tregojë vetveten dhe atë që dëshiron të jetë një ditë. Ndoshta, pse jo, të jetë edhe një figurë primare në Top Channel. Këtu do të bëhet një super finale, me talente nga e gjithë bota”, tha Iliri në “Cherry on Top” me Bora Zemanin para 1 viti.