Social Buzz

Historiani thjesht donte të jepte një intervistë, por macja kishte të tjera plane

9 Korrik 2018

Historiani thjesht donte të jepte një intervistë, por macja

Dihet botërisht që macet s’duan t’ia dinë për hapësirën tënde personale. Historiani polak Jerzy Targalski ndoshta e di më mirë se të tjerët ngaqë e përjetoi vetë, gjatë nje interviste telvizive.

Fundjavën e shkuar u publikua një video e Targalskit që intervistohet nga programi hollandez “Nieuwsuur” në lidhje me Gjykatën e Lartë polake. Krejt papritur, macja e Targalskit, Lisio, vendosi të ngjitej në shpatullat e tij, thjesht për t’i vjedhur vëmendjen.

Teksa Targalski fliste për historinë polake, Lisio u ngjit në krahun e të zotit dhe lëvizi drejt kokës dhe shpatullave. Për habi, Targalski nuk u shqetësua aspak, madje lëvizi bishtin e Lisios kur i ra mbi sy.

Për fat të keq,  intervista e Targalskit ishte e regjistruar dhe momenti kur Lisio u ngjit në shpatullat e të zotit nuk u transmetua kurrë. Por çfarë ndodhi ishte kaq e veçantë, sa gazetari Rudy Bouma i “Nieuwsuur” e postoi klipin në Twitter.

Një çmim për Targalskin që s’i bëri syri tërr dhe një çmim për Lision që është shumë i lezetshëm.