Top List

Shqiptarët votuan: Ja 5 superhitet e kësaj vere!

8 Korrik 2018

Shqiptarët votuan: Ja 5 superhitet e kësaj vere!

Pak ditë më parë, realizuam një sondazh duke përmbledhur këngët hit të momentit. Në vijim po paraqesim 5 më të votuarat, të cilat do të na shoqërojnë gjatë gjithë verës.

Në vendin e pestë: Alban Skënderaj ft. Young Zerka – “Deja Vu”

“Deja Vu” është bashkëpunimi i dytë i Alban Skënderajt me Young Zerkën, pas këngës “24 orë”. Me temë kryesore xhelozinë e vajzës, “Deja Vu” po korr sukses duke e kaluar shifrën e 1.3 milionë klikimeve në YouTube.

Në vendin e katërt: Ardian Bujupi & Xhensila – “Cika Cika”

Përveç tërmetit të pak ditëve më parë, prej një muaj tërmeti i Ardianit dhe Xhensilës po dëgjohet kudo. Ky është bashkëpunimi i tyre i parë, që rezultoi super i suksesshëm me plot 28 milionë klikime.

Në vendin e tretë, me barazim votash: Ledri Vula ft. Lyrical Son – “Princess Diana” dhe Tayna ft. Don Phenom – “Columbiana”

Pas suksesit të këngës “Hip Hop” së bashku me MC Kreshën, Ledri Vula dhe Lyrical Son bashkuan forcat për t’i kënduar dashurisë dhe flirtit me vajzën e ngjashme me Lady Diana-n. “Havana..Cubana..Diana...” ishin frazat që na shoqëruan për ditë me radhë. Aktualisht kënga ka kaluar 14 milionë klikimet në kanalin e YouTube-it.

“Columbiana” korri padyshim një super sukses duke u nisur nga fakti se vinte si projekt nga një artiste jo fort e njohur për publikun. Për më shumë mbi Tayna-n mund të lexoni duke klikuar këtu.

Në vendin e dytë: Noizy feat. Raf Camora – “Toto”

Për muaj me radhë, Noizy postonte vazhdimisht video me njerëz që këndonin “Toto ja-ja-ja”. Në bashkëpunim me reperin Raf Camora, kënga u lançua më 14 qershor duke arritur miliona klikime dita-ditës.

Në vendin e parë: Elvana Gjata & Ledri Vula feat. John Shahu – “Mike

Sapo u lançua u vu re kimia mes Elvanës, Ledrit dhe John Shahuti këndonin dashurisë fëmijënore, të cilën nuk mundën ta shijonin për shkak të largimit nga qyteti. Suksesi është lehtësisht i dallueshëm dhe një gjë të tillë e tregojnë edhe shifrat në YouTube, më shumë se 4.8 milionë klikime në vetëm 5 ditë.

Votimet e i gjeni të pasqyruara në vijim.

Shqiptarët votuan: Ja 5 superhitet e kësaj vere!

Shqiptarët votuan: Ja 5 superhitet e kësaj vere!