Kënga fituese e Izraelit në “Eurovision Song 2018” akuzohet për plagjiaturë.
Kompania amerikane “Universal Music Studios” u ka dërguar një letër dy kompozitorëve të “Toy”, Doron Madalie dhe Stav Beger ku pretendon se këta të fundit e kanë kopjuar këngën nga “Seven Nation Army”, 2003, kënduar nga grupi The White Stripes.
Nisur nga rregullat e Eurovision- it, nëse kënga “Toy” nuk është origjinale këngëtares Netta Barzilai do t’i mohohet fitorja dhe vitin e ardhshëm festivali nuk do të mbahet në Izrael. Avokatët e “universal Music Studios” pretendojnë se ekziston një ngjashmëri në ritëm dhe harmoni dhe se po shkelen të drejtat e autorit. Njëri nga autorët e këngës, Medalie ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara për të zgjidhur çështjen.
“Jam i befasuar që e kemi marrë këtë letër, por po e zgjidhim problemin. Besoj do të biem dakord gjatë javëve në vazhdim në mënyrë që të dyja palët të mbeten të kënaqura.”
Më poshtë keni një krahasim të të dyja këngëve: