Psikologët thonë se 40% e veprimeve tona nuk janë vendime të vetëdijshme, por zakone dhe ato që mund t’i konsideroni si të parëndësishme mund të zbulojnë shumë për personalitetin tuaj dhe gjendjen aktuale mendore.
Sipas një studimi, mënyra si shtrydhni pastën e dhëmbëve mund të zbulojë disa karakteristika tuajat ndaj shihni si e keni shtypur tubetin dhe lexoni në vijim.
1. Nëse e shtypni nga pjesa fundore duke u drejtuar sipër, jeni një person i kujdesshëm, që i kushtoni rëndësi pasurisë dhe njerëzve që ju rrethojnë. Keni natyrë perfeksioniste dhe nuk humbisni asnjë mundësi për të dhënë maksimumin tuaj. Zakonisht punoni shumë dhe mundoheni t’i kryeni detyrimet në kohë. Shtëpinë e keni gjithnjë të pastër dhe të organizuar.
2. Nëse e shtypni në mes, jeni realis dhe aktiv, por ndonjëherë nxitoheni më shumë seç duhet. Jeni të shoqërueshëm, miq të mirë dhe keni një mënyrë perfekte për të balancuar aktivitetet e përditshme.
3. Nëse e shtypni në fillim, jeni kokëfortë dhe të gatshëm të bëni të pamundurën për të arritur qëllimet tuaja. Keni pak prirje drejt pesimizmit, nuk i besoni njerëzve dhe mbështeteni zakonisht vetëm tek vetja.
4. Nëse e shtypni dhe më pas mundoheni që ta riktheni në gjendjen e mëparshme, atëherë jeni ëndërrimtarë, preferoni të qëndroni vetëm dhe keni një shpirt artistik. Ndonjëherë mund të duket sikur jetoni në një botë brenda kokës suaj, jeni të ndjeshëm, të butë dhe tolerues. Jeni gjithnjë të gatshëm për të bashkëpunuar me të tjerët.
5. Nëse e shtypni kudo, jeni njeri shumë kreativ dhe mund të gjeni të bukurën kudo. Mund të jetë e vështirë për ju që të jeni të përpiktë gjatë gjithë kohës, mund të hasni probleme me planifikimin dhe kryerjen e detyrave, por jeni optimistë dhe mendjehapur.