Dukesha e Sussex- it është shfaqur pasditen e sotme në publik e veshur me një fustan të verdhë.
Meghan ja ka dalë të vjedhë vëmendjen e të gjithëve, me veshjen që zgjodhi për një darkën zyrëtare të Ambasadorëve të Rinisë nga 53 shtete.
Fustani në fjalë është një krijim i stilistit amerikan Brandon Maxwell.
Meghan Markle (in dress by American designer Brandon Maxwell) and Prince Harry at tonight’s reception for the Commonwealth Youth Forum (with thanks @royalreporter) pic.twitter.com/mgXYYQwoV4
— Simon Perry (@SPerryPeoplemag) July 5, 2018
Veshja e dukeshës ka rënë në sy pasi shtë tërësisht e ndryshme nga herët e tjera.
Që prej marrjes së titullit Dukeshë, Meghan është shfaqur në dalje publike me fustane dhe kostume në tonalitetet e ngjyrave pudër dhe nude. Ky fustan në ngjyrë të verdhë duket si një ndryshim shumë i madh në pamjen e Dukeshës, që kohët e fundit nuk ka eksperimetuar pothuajse fare me stilin dhe ngjyrat e veshjeve të saj.