Duhet të kujdeseni më shumë për veten i dashur Ujor! Regjimi juaj është shumë i lodhshëm, punoni fuqishëm për çdo ditë dhe flini shumë pak. Gjithë ky përkushtim do të japë frytet e tij më datë 5 korrik. Përgatituni të merrni një lajm shumë pozitiv përsa i përket karrierës suaj. Me pak fjalë po shkoni drejt rrugës së suksesit, pa kthim mbrapsht.
Pavarësisht 2- 3 vështirësive të vogla, ku klienti mund të ndryshojë mendje mbi projektin apo disa nga bashkëpunëtorët tuaj mund të kërkojnë të largohen do të arrini të kapërceni lehtësisht çdo problem.
Nuk dëshirojmë t’ju bëjmë paranojakë, por dikush në punën tuaj është xheloz/e për suksesin tuaj. Sado të përpiqet për të prishur punë nuk do të arrijë kurrsesi t’ju bëjë keq. Fati është në anën tuaj. Nëse e shikoni të arsyeshme mund edhe të përballeni me të.
Falë eklipsit të hënës më 12 korrik, fatsjellësi Jupiter do t’ju dhurojë mundësinë për t’i treguar kujtdo talentin dhe kreativitetin tuaj. Sapo ta bëni këtë, pra sapo të vetëpromovoheni, ofertat dhe paratë do të rrjedhin lumë.
Gjithë këtë atmosferë pozitive do ta ndjeni duke filluar që nga 10 korriku, ku do të shihni si reputacioni juaj do të ngrihet në majë. I njejti eklips që do t’ju favorizojë karrierën do të kujdeset edhe për shëndetin tuaj. Është koha për t’ia nisur me dieta të shëndetshme dhe aktivitet fizik.
Këtë muaj do të arrini t’i logjikoni gjërat dhe ndani njëherë e mirë përsa i përket lidhjes romantike në të cilën gjendeni. Nëse keni dëshirën e mirë për ta ndrequr situatën, bëjeni, përndryshe hiqni dorë dhe largohuni njëherë e mirë. Kjo vlen edhe për bashkëjetesës. Nëse ndjeni se duhet të bashkëjetoni me njeriun e zemrës çfarë po prisni, ama nëse jo merrni pak kohë dhe reflektoni. Gjatë këtyre ditëve do të jeni të fokusuar te të afërmit dhe bashkëpunëtorët. Korriku nuk është muaji juaj i favorshëm për romancë, kështu shfrytëzojeni për të kuptuar se çfarë doni të bëni me veten dhe përsonin që keni në krah.
Këto ditët e fundit keni qenë shumë të rënë moralisht pasi një miku/mikja juaj i/e ngushtë ka kaluar një periudhë të vështirë. Edhe në ditët në vazhdim do t’ju duhet t’i qëndroni pranë, por krahas këtij problemi do t’ju lindë edhe një tjetër. Do të vini re se personi me të cilin po dilni prej kohësh nuk e ka shumë qejf miken/mikun tuaj dhe me kalimin e kohës do t’jua thotë hapur.
Mos u shqetësoni, jeta nuk është asnjëherë e lehtë. E rëndësishme është që ju të ndiheni mirë, sepse për të ndarë miqësinë nga dashuria nuk është aq e vështirë.
Në fund të qershorit u morët me një projekt bamirësie, i cili do t’i japë frytet e tij brenda kësaj jave. Do të ndiheni të plotësuar dhe shumë të lumtur që më në fund ia dolët të bënit diçka për një kauzë shumë të rëndësishme për ju: motivimi dhe dashuria që duhet t’u falim të tjerëve.
Data 5 korrik do të jetë fantastike: të papriturat dhe fati do t’ju shoqërojnë gjatë gjithë ditës. Nëse jeni beqare do të njihni dikë shumë interesant dhe nëse jeni në një marrëdhënie, pse jo mund të zbuloni që keni mbetur shtazënë. Eklipsi hënor do t’ju falë një kombinim gëzimi, hareje dhe harmonie përgjatë gjithë muajit.
Nëse së fundmi jeni marrë me një ide shumë kreative, pas 12 korrikut një dritë jeshile do të hapet pë rju dhe ofertat do të vijnë njëra pas tjetrës. Një fundjavë e paharrueshme do të jetë ajo e 21- 22 korrikut ku do t’ju lindë dëshira për t’u arratisur diku larg me gjysmën tuaj të zemrës.
Besojini intuitës suaj gjatë gjithë kohës, ajo nuk gabon asnjëherë. Kini kujdes dhe jini vigjilentë ndaj shëndetit të motrës, vëllait apo kushërinjve, mund të keni të papritura. Edhe diçka tjetër për ju: nëse duhet të ndërmerrni një hap të ri në karrierë merreni në fillim të muajit, jo në fund. Qëndrojini larg datës 27.