Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2018: Luani dhe Virgjëresha

3 Korrik 2018

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2018: Luani dhe Virgjëresha

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2018: Luani dhe Virgjëresha

Me hyrjen e korrikut, mund te ndiheni pak të lodhur dhe pa motivim pas përfundimit të një projekti, të cilit i kushtuat shumë kohë dhe energji. Megjithatë gjatë javëve në vazhdim do të jeni më të qetë dhe më në fund do të merrni frymë lirisht.

Eklispet janë mjeti më dramatik që përdor universi për të sjellë ndryshime të mëdha. Ato ndodhin 2-3 herë dhe zakonisht me nga 6 muaj diferencë nga njëri-tjetri. Gjatë kësaj periudhe kemi Eklipsin Diellor më 12 korrik në Gaforre, Eklipsin Hënor tek Ujori më 27 korrik dhe të fundit për vitin 2018, një Eklips Diellor në Luan më 11 gusht. Si një shenjë që udhëhiqeni nga Dielli, eklispet e tilla janë më të rëndësishme për ju.

Eklipsi Diellor i 12 korrikut mund ta drejtojë vëmendjen tuaj tek një bashkëpunëtor ose vartës, i cili do të jetë i prirur për të refuzuar çdo kërkesë që do të bëni. Pasi Eklipsi të kalojë, do të ndiheni pak të lodhur dhe të ngarkuar nga punët.

Përveç kësaj, një çështje mjekësore ka nevojë për t'u trajtuar. Nëse keni menduar për të kërkuar këshillën e mjekut, më 5 korrik është koha e duhur, pasi një takim në këtë ditë ka shumë gjasa që të shkojë mirë.

Në lidhje me financat, ato do të jenë pozitive në mes të muajit, por që do të vazhdojnë të qëndrojnë të sigurta deri afër datës 22. Sërish do të buzëqeshni edhe pse është fundi i muajit.

Eklipsi Hënor i plotë i 27 korrit bie në Ujor në shtëpinë tuaj të shtatë që sundon martesën dhe çdo lloj marrëdhënie pune. Ndërkohë që jeni duke u përgatitur për të marrë një vendim, papritmas mund të ndryshoni menjëherë mendje. Lajmet do të kenë të bëjnë me diçka me partnerin tuaj të tanishëm, ose do t’i referohen një perspektive tjetër që ju të dy keni për njëri-tjetrin.

Marsi dhe Urani do të jenë në një konflikt të paparashikueshëm duke treguar se një argument i nxehtë mund të shpërthejë. Kështu që çfarëdo që të ndodhë në fund të muajit do të ndodhtë krejtësisht papritur. Sa më afër ta keni ditëlindjen me datën 27 korrik, aq më shumë gjasa do të keni për t’u ndikuar nga ngjarjet e këtij Eklipsi.

Gjeni mënyra të mira për të pushuar sa duhet, për të qenë mirë dhe për t’i dhënë vetes luksin që meritoni. Me Marsin në prapavijë, ndryshimet filluan me fundin e qershorit dhe do të vazhdojnë deri në fillim të gushtit. Do të fokusoheni shumë tek partneri për të rishikuar historinë tuaj së bashku. Situata juaj do të përmirësohet dukshëm pas 27 gushtit, kur Marsi shkon përpara në Ujor, situatë që do të vazhdojë deri në 16 nëntor.

Pjesa më e mirë e gjithë këtij muaji do të jetë shtëpia – do të gjeni një hapësirë të bukur për të lëvizur, ose do të rregulloni ambjentin ekzistues me mjaft sukses. Nëse jeni shqetësuar për shëndetin e nënës, babait apo ndonjë personi tjetër, mos u merakonsi pasi do të ketë shumë shpresë që gjërat të përmirësohen. Dita më e mirë për çështje të shtëpisë dhe familjes do të jetë 5 korriku, kur Dielli dhe Jupiteri do të jenë në një sinkronizim hyjnor.

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2018: Luani dhe Virgjëresha

Ka ardhur koha për të vendosur mbi të ardhmen e marrëdhënies suaj nëse po dilni me dikë, nëse jeni të martuar ose keni nisur të mendoni për të zgjeruar familjen. Hëna e plotë që ndodhi më 27 qershor jua solli këtë çështje në fokus. Hëna e plotë erdhi krah për krah me Saturnin, kështu që duhet të mendoni thellësisht për gjithë ndryshimet që dëshironi në të ardhmen.

Hëna e re e 12 korrikut është gjithashtu një Eklips, që do të thotë se do të jetë shumë më e fortë se një Hënë e zakonshme mujore. Do të shfaqet në sektorin tuaj të miqësisë dhe ekziston mundësia që të shihni një mik të largohet për shkak të ndryshimit të stilit të jetesës. Për shembull, mund të martohet, mund të shkojë të jetojë në një qytet tjetër etj.

Më 12 korrik, në qiell do të shfaqet një trekëndësh i artë i harmonisë, që përfshin Neptunin, Jupiterin, Diellin dhe Hënën e re, duke dëshmuar se në përgjithësi miqtë tuaj janë më të mirët për ju. Ata ju frymëzojnë vazhdimisht, ndajnë informacione, ju japin guximin për të provuar gjëra të reja, ju sigurojnë ngushëllim emocional atëherë kur keni më shumë nevojë.

A mendoni se keni nevojë për një largim të vogël për të qartësuar mendimet? Mund të udhëtoni për arsye personale, romantike gjatë fundjavës së 14-15 ose 21-22 korrikut diku në një vend të afërt. Këto data janë koha ideale ndaj nisni dhe planifikojini shpejt.

Projektet e punës do të marrin vëmendjen e plotë në Eklipsin Hënor më 27 korrik. Një zhvillim i papritur, ndoshta diçka e lidhur me çështje ligjore, tregtinë ndërkombëtare, imigracionin, arsimin universitar, do të jenë në qendër të vëmendjes. Edhe pse shumica e njerëzve pushojnë gjatë kësaj periudhe, planifikoni që rreth datës 27 korrik të qëndroni mbi tavolinën e punës pasi një ndodhi e papritur do të kërkojë vëmendje të shpejtë.

Së fundmi, Marsi u kthye në prapavijë më 25 qershor për të mbetur jashtë fazës deri në 27 gusht. Kjo nuk do të jetë një periudhë e mirë për të nisur ndonjë produkt apo shërbim të ri, sepse Marsi ka për qëllim që t’ju ndihmojë të jeni më efektive në çdo fushë. Ndaj me Marsin gjysmë të përgjumur zor se do t’ja dilni mbanë siç duhet.

Koha pas 27 korrikut nuk do të jetë më e mira e mundshme për të marrë ndonjë udhëtim pune, pasi bisedimet kanë gjasa të shkojnë në drejtimin e gabuar dhe do të hasni vështirësi për të arritur në një marrëveshje. Do të jeni larg ekipit tuaj, gjë që do t’ju penalizojë.

Kalojmë tani tek romanticiteti. Venusi do të kalojë nëpër gjithë njerëzit e shenjës suaj nga 9 korriku deri më 6 gusht, një kohë kur hijeshia juaj do të bjerë në sy për shumë gjatë. Brenda kësaj periudhe, Mërkuri, sunduesi yt, do të kthehet prapa, nga 25 korriku deri në 18 gusht. Kjo do të shkurtojë kohën idele për të shijuar argëtimin dhe dashurinë, duke marrë në konsideratë që me Mërkurin në prapavijë, ditët tuaja më të mira janë 9-22 korrik.

Vendosni një yll të artë në kalendar tek data 21 korrik. Në këtë ditë, Venusi do të ndizet duke u ndikuar nga Jupiteri në Akrep. Bëni të dy një udhëtim, trajtoni veten me spa, vizitoni familjarët, blini një makinë apo shtëpi të re etj.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.