Celebrity

Pas krizës së famshme, çifti i jep fund lidhjes 2-vjeçare!

2 Korrik 2018

Pas krizës së famshme, çifti i jep fund lidhjes

Liam Payne dhe Cheryl dukeshin si një ndër ato çiftet që do t’i shihnim gjithnjë bashkë, por pas krizës së famshme të dyshes, marrëdhënia ka marrë fund përfundimisht. Përmes një postimi të njëjtë në Twitter, të dy këngëtarët u shprehën se që tani e tutje do të shkojnë në rrugë të ndara.

Pas krizës së famshme, çifti i jep fund lidhjes

“Na vjen shumë keq që na duhet t’i ndajmë rrugët tona. Ka qenë një vendim i vështirë për ne. Ende kemi dashuri për njëri-tjetrin si një familje. Bear [djali i tyre] është bota jonë dhe ju kërkojmë që të respektoni privatësinë e tij ndërkohë që ne të dalim nga kjo situatë së bashku.”

Pas krizës së famshme, çifti i jep fund lidhjes

Pak kohë më parë, qarkulluan zëra ku burime të ndryshme konfirmuan se Cheryl dhe Liam do t’i jepnin fund marrëdhënies fill sapo vogëlushi i tyre të mbushte 1 vjeç. E tani që i bëjmë llogaritë, Bear festoi ditëlindjen e tij të parë më 22 mars.

Pas krizës së famshme, çifti i jep fund lidhjes

Në 2008-n, atëherë Liam vetëm 14 vjeç do të merrte pjesë në X Factor në Mbretërinë e Bashkuar dhe anëtarja e jurisë, Cheryl Cole, do të shprehej për të: “Më dukesh shumë i këndshëm.”

Pas krizës së famshme, çifti i jep fund lidhjes

Ndërkohë që 8 vitë më vonë, në janar të vitit 2016 u përhapën fjalë se dyshja kishte nisur një romancë. Një vit më vonë, Cheryl, 35-vjeç, pranoi se ishte shtatzënë me të dashurin rreth 10 vite më të vogël.

Pas krizës së famshme, çifti i jep fund lidhjes

Pas ardhjes në jetë të djalit Bear, u tha se Cheryl dhe Liam po kalonin shumë pak kohë bashkë si të dashuruar, gjë që siç duket ka ndikuar keq në marrëdhënien e tyre deri në atë pikë ku vendosën t’i jepnin fund.

Pas krizës së famshme, çifti i jep fund lidhjes