Drake vërtet i dedikoi një këngë të tërë epshit që ka për Bella Hadid, por sidoqoftë, mos u emociononi kot. Bella iu drejtua Twitter-ti për t’i bërë gjërat e qarta. Gjithçka ishte një thashethem i madh. Bella dhe Drake s’kanë qenë kurrë të lidhur.
Dikush iu përgjigj një postimi në lidhje me Drake dhe Bella duke thënë “me kë s’ka shkuar ky njeri” dhe Bella iu kthye me “me mua. Tregoni mungesë respekti. Pse s’mund të jenë njerëzit miq pa këto lloj aludimesh?” Përgjigja u pasua me një seri emojish që s’dimë t’i shpjegojmë.
Ka të drejtë. Drake s’thotë askund në këngë që ka qenë i lidhur me Bella-n dhe e vetmja gjë që vihet re nga fotot e vjetshme është se kanë kaluar kohë bashkë. Sidoqoftë, Drake-ut ia ka qejfi.
“Gjërat mund të anullohen/Do të bëja kohë për ty/Përkushtimi/Stërmundimi”.
Ndoshta po ftonte Bella-n tërthorazi në takim, ndoshta ndonjë modele tjetër. Punët e Drake.