Në albumin e ri, Drake duket se ka vendosur të thotë gjithçka s’ka thënë më parë. Në fillim tregoi se i dhëmb shpirti për të birin dhe faktin që është baba beqar. E ndërsa tanni, nëse dëgjoni këngën e tij të re, ‘Finesse’ do ta kuptoni që është shkruar e kënduar vetëm për Bella Hadid-in.
Pse do thoni ju?
Epo, nëse ju kujtohet, vjeshtën e kaluar u përfol se mes këngëtarit dhe supermodeles kishte ca shkëndija romanticiteti, por këto u shuan kur nëna e Bella-s tha se janë thjesht miq të mirë.
Pastaj, jeta e secilit mori drejtime të ndryshme. Hadid bëri gabimin dhe u kthye tek ish-i dashuri, e ndërsa Drake me projektet e tij.
Por ja që gjërat nuk janë gjithmonë siç duken. Drake s’e paska harruar kohën e kaluar me Bella-n dhe këtë ja thotë hapur perms këngës së re.
“Po shkoj kundër këshillës sime
Duhet të shkoj në Neë York, s’vendos dot
Java e Modës është gjëja jote, jo e imja”
Hmm, epo Bella është një supermodele që ka shumë punë me javën e modës në Neë York dhe nëse s’jeni bindur ende, lexoni më poshtë.
“Ti dhe motra jote
Kaq seksi për tu përballuar”- vazhdon ai dhe e ka fjalën pikërisht për Gigi-n, motrën e Bella-s.
“Duhet pak finesë, unë e kam parë finesën tënde
Ai s’di gjë rreth finesës tënde”- dhe e ka fjalën për The Weeknd, që s’e vlerësoi asnjuëherë kur duhet partneren e asaj kohe, duke e lënë për Selena-n sa hap e mbyll sytë.
U bindët që Drake sapo i dedikoi gjithë finesë një këngë Bella-s?