Princi William duket se i ka lënë përshtypje goxha të mira ish- të dashurës së Leonardo Di Caprio-s, modeles së njohur Bar Rafaeli-it. Ai dhe supermodelja duket se janë takuar gjatë një eventi në Lindjen e Mesme.
Pas takimit me dukën e Cambridge-it, modelja nga Izraeli ka thënë se bashkëshorti i Kate-it është gjithë sharm!
“Unë mendoj se ai dhe vëllai i tij janë shumë të pashëm, por William është princi më i bukur në botë!”
Më i bukuri në botë! Ok, përveç saj dhe Kate-it edhe ne jemi dakord. Edhe nëse nuk ka tiparet më të bukura, pozitiviteti i princit ja del t’i bëjë për vete edhe gratë më të bukura në botë. Ah, përveç faktit që është princ!