Art & Libra

Zbulohet një dorëshkrim i panjohur më parë nga Marin Barleti: Ç’fshihet aty?

22 Qershor 2018

Zbulohet një dorëshkrim i panjohur më parë nga Marin

Mëngjesin e ditës së sotme u mbajt një konferencë e rëndësishme për studimet albanologjike ku u prezantuan detaje të pazbuluara. Duke iu referuar konferencës kushtuar 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut, historiani Aurel Plasari dhe studiuesja Lucia Nadin, paraqitën për median dhe specialistët e fushës dorëshkrimin e panjohur të Marin Barletit.

Zbulohet një dorëshkrim i panjohur më parë nga Marin

Siç theksojnë të dy studiesit, dorëshkrimi i hershëm ka të dhëna të tjera lidhur me Rrethimin e Shkodrës dhe i përket shekullit XV. Ai ndodhet për momentin në Bibliotekën Kombëtare të Francës.

“Nga ajo që kemi studiuar deri tani mund të themi se i përket fundit të vitit 494; është i shkruar pastër, me shënime anash lehtësisht të korrigjueshme. Kam lexuar gjysmën e dorëshkrimit dhe mbetet për t’u vërtetuar 100% nëse është shkruar nga dikush tjetër apo nga vet Marin Barleti”, u shpreh Prof. Lucia Nadin, ndërsa historiani Aurel Plasari vijoi më tej me të tjera detaje.

Zbulohet një dorëshkrim i panjohur më parë nga Marin

“Është një shkrim më i hershëm i Rrethimit të Shkodrës, me një titull ndryshe, por me një tekst të ngjashëm me variantin e njohur.”

Zbulohet një dorëshkrim i panjohur më parë nga Marin

Një kopje e dorëshkrimit të rrallë që pritet të deshifrohet ende do t’i jepet edhe Bibliotekës Kombëtare në variantin dixhital.

Zbulohet një dorëshkrim i panjohur më parë nga Marin

“Rrethimi i Shkodrës” nga prifti, historiani dhe humanisti i shquar i Mesjetës, Marin Barleti, vepër e ndarë në 3 libra ose ndryshe në 3 kapituj, përmban vlera të paçmueshme historike dhe kulturore. Deri diku e trajtuar në formë ditari përmes shënimeve dhe përjetimeve personale, vepra paraqiti dëshmi të rralla të rrethimit të parë (Barleti ishte dëshmitar okular) dhe rrethimit të dytë të Shkodrës (ku u bë pjesë aktive për mbrojtjen e qytetit).

Zbulohet një dorëshkrim i panjohur më parë nga Marin