Celebrity Style

Veshjet e Victoria Beckham në New York na frymëzuan të freskojmë garderobën

21 Qershor 2018

Veshjet e Victoria Beckham në New York na frymëzuan të

Victoria Beckham mbërriti në New York më 18 qershor për punë pune dhe u sigurua të merrte me vete veshjet më shumëngjyrëshe që i kemi parë në trup. Përgjatë ditëve të shkuara, dizajnerja i ktheu trotuaret e qytetit në pasarelat e saja.

Veshjet e Victoria Beckham në New York na frymëzuan të

Ditën e parë në qytet, ylli i modës veshi vija pastel kombinuar me taka ngjyrë mente marrë nga koleksioni i saj. Nga një veshje e ëmbël dhe verore, Victoria u ndërrua në një bluzë me print kamuflazh dhe xhinse blu.

Veshjet e Victoria Beckham në New York na frymëzuan të

Ditën e dytë, Victoria vërtetoi se s’ka frikë nga ngjyrat duke veshur një fustan rozë si çëmçakëz. Zgjodhi versionin pa mëngë dhe takat bojëqielli, të dy nga koleksioni i saj Pranverë 2018. Të gjitha ditët, syzet e zgjedhura ishin Celine.

Veshjet e Victoria Beckham në New York na frymëzuan të