Courtney Raine është 21-vjeç dhe ka kanalin e saj në YouTube, ku diskuton rreth temave të ndryshme me dhjetra njerëz që e ndjekin.
Një nga diskutimet e saj të fundit është bërë virale, për shkak të çështjes që trajtohej. Blogerja tha se kishte vendosur të mos bëjë seks deri natën e parë të martesës dhe po përpiqet të inkurajojë vajzat e tjera të bëjnë të njëjtën gjë.
Videoja e cila mbante titullin “E vërteta e pathënë rreth pritjes deri në martesë” është parë rreth 92.000 mijë herë nga 10.000 ndjekësit e saj.
Fillimisht ajo tha se e kupton që ky diskutim është pak jashtë limiteve, por donte t’i tregonte vajzave atje jashtë se nëse duan të presin deri në martesë për të kryer marrëdhënie, ta bëjnë.
Ndonëse presioni i internetit, medias sociale, shoqërisë e bëjnë të vështirë, kjo nuk është e pamundur.
21-vjeçarja tregoi se këtë vendim e kishte marrë që në moshë fare të re, pas donte të ishte ‘e pastër’. Ndonëse ishte besimtare e devotshme, ajo u shpreh qartë se ky vendim s’kishte të bënte me katolicizmin e saj.
“Askush s’më detyroi mua ta bëja këtë. Të presësh për njeriun e duhur është përfitimi më i madh që mund të marrësh nga kjo.”- tregon ajo, e cila në përditshmëri diskuton më shumë tema që lidhen me modën apo rregullat e bukurisë.
Blogerja përpiqet t’i bindë vajzat se pritja për seksin pas martese të mbron fizikisht dhe psikologjikisht. Madje, për t’i bërë ballë ‘tundimit’ ajo thotë se e mira është të veshin rroba dhe të flenë në shtretër të ndarë, nëse ende nuk janë kurorëzuar.
Siç mund të pritej, reagimet ishin nga më të ndryshmet. Kishte nga ato të cilat treguan se po bënin të njëjtën gjë si ajo, por po përballeshin me paragjykimin e njerëzve. E ndërsa të tjerëve iu duk diskutim i pakuptimtë.
“Çfarë do të thotë të qëndrosh ‘e pastër’? Ka shumë më tepër pastërti se sa seksi në fjalët që thua, veprimet apo pozitivitetin që përcjell.”