Celebrity

Beyonce dhe Jay Z paskan shprehur gjithë dashurinë e tyre në këtë album të ri

17 Qershor 2018

Beyonce dhe Jay Z paskan shprehur gjithë dashurinë e tyre në

Ndërkohë që marrëdhënia e tyre vihej në diskutim Jay Z dhe Beyonce paskan qenë duke punuar përveç se për  turin, edhe për një album i cili sapo doli nga furra.

Beyonce dhe Jay Z paskan shprehur gjithë dashurinë e tyre në

“Everything is Love” është emri që mban ky album dhe duket se çdo gjë rreth tij i dedikohet marrëdhëdhënies mes çiftit të fashmëm të këngëtarëve.

 

A post shared by Beyoncé (@beyonce) on

Mbrëmjen e djeshme nëpërmjet postimeve në Instagram Beyonce ka lajmëruar fansat për këtë projekt madhështor. Ajo ka ndarë me të gjithë ndjekësit disa sekuenca filmike të cilat duket se janë pjesë e këtij albumi.

 

A post shared by Beyoncé (@beyonce) on

Mesa duket publikimi i këtij projekti ishte fiks në kohë për t’i ndalur fjalët që tregonin për ndonjë krisje të mundshme mes bashkëshortëve. Albumi i ri duket se është i gjithi një projekt familjar, në të cilin nuk kanë dhënë kontribut vetëm Jay Z dhe Beyonce.

 

A post shared by Beyoncé (@beyonce) on

Në njërën nga këngët është protagoniste edhe vajza e madhe e çiftit, Blue Ivy e cila i prezanton gjithë botës binjakët Rumi dhe Sir.

Ky album i Beyonce dhe Jay Z vjen thuajse dy vite pas publikimit të “Lemonde” në vitin 2016 nga këngëtarja.