Thonjtë

Si kjo grua përfundoi me kancer pasi bëri thonjtë

15 Qershor 2018

Si kjo grua përfundoi me kancer pasi bëri thonjtë

Pasioni më i madh i kësaj gruaje për 20 vite me radhë kanë qenë thonjtë të dizenjuara  bukur. Por , duket se manikyri dhe akriliku kanë qenë 2 shkaqet kryesore që kanë ndikuar në shfaqjen e një sëmundjeje të rëndë të lëkurës, siç është melanoma.

Si kjo grua përfundoi me kancer pasi bëri thonjtë

Ish-miss Illinois, Karolina Jasko po bënte thonjtë e saj me manikyr xhel kur vuri re tek gishti i madh një vijë të zezë që pëfundonte në krye të gishtit. Diçka të tillë se kishte parë kurrë më parë sepse gjithnjë i kishte me akrilik.

Pasi u vizitua, mjekët e diagnostikuan me kancer të lëkurës, e për pasojë ajo humbi gishtin dhe tani ka një shenjë të madhe në të.

"Doktori më tha se me shumë mundësi e kam marr nga thonjtë e bëra në estetikë. Manikyri xhel kërkon ekspozim në rreze  të dëmshme. Unë e teproja, e bëja këtë për çdo javë dhe shanset për tu sëmurur nga kjo ishin të larta. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë që edhe nëse i bën më rrallë të mos mbrohesh.”- u shpreh ajo.

Dermatologët, sugjerojnë të gjitha të mbrojnë duart dhe këmbët gjatë këtij proçesi duke vendosur krem kundër diellit 15 minuta përpara.

Burimi: Marie Claire