E imagjinoni dot sikur babai juaj të ishte stilisti i flokëve të yjeve botërorë? Epo, ja ky është realiteti i Kitty Blu Appleton, vajza e stilistit të flokëve të Ariana Grande-s, Kim Kardashian-it, JLo etj - Chris Appleton.
Si për të na lehtësuar punën, ai realizoi 3 modelet e famshme të flokëve të Ariana Grande-s duke treguar për Cosmopolitan gjithë sekretet e mundshme. Fillojmë me "Modelin Gjysmë Bisht", të cilin mund ta realizoni duke tërhequr flokët në pjesën e sipërme të kokës. Merrni më pas një tufë flokësh, kriheni mbrapsh për të krijuar volum dhe rrotullojeni rreth bishtit.
Vazhdojmë me të njëjtin model, por i dekoruar me perla në pjesën e përparme të kokës. Për më shumë volum, bëjini flokët më parë gërshet.
E në fund e mbyllim me "Topuzin e dyfishtë me gërsheta". Ndani flokët në dysh dhe bëjini gërshet kurriz-peshku e më pas rrotullojini në fund; do të ngjani si një lepurushe.