Shendet i Pergjithshem

Sa litra ujë duhet të pimë gjatë verës?

15 Qershor 2018

Sa litra ujë duhet të pimë gjatë verës?

Tani që pothuajse kemi hyrë zyrtarisht në ditët e nxehta të verës, rrezet e diellit rrisin nxehtësinë dhe shtojnë rrezikun për t’u dehidratuar. Siç e dini, trupi ynë fillon të djersijë në mënyrë që të rregullojë temperaturën në organizëm. Gjendrat e djersës nxjerrin jashtë nxehtësinë e tepërt, mirëpo duhet që vazhdimisht të kompesojnë humbjen e lëngjeve. Pra, lind pyetja: Sa ujë duhet të pimë?

Sa litra ujë duhet të pimë gjatë verës?

Në fakt, kur bëhet fjalë tek sasia e ujit, ekspertët janë të ndarë në dy kahe. Disa mendojnë se s'kemi pse konsumojmë vazhdimisht ujë, por vetëm atëherë kur kemi etje. Pjesa tjetër është e mendimit se kemi nevojë të pimë 1.5 - 2 litra ujë në ditë, ndërsa personat që merren me aktivitet fizik duhet të konsumojnë më shumë.

Sa litra ujë duhet të pimë gjatë verës?

Kushtojini rëndësi këtyre shenjave të mëposhtme pasi mund të jenë tregues se trupi është dehidratuar:
- Lëkurë e thatë dhe e varur
- Erë e keqe e gogës
- Urinë në ngjyrë të errët dhe aromë jo të zakonshme
- Dhimbje koke
- Lodhje e vazhdueshme

Sa litra ujë duhet të pimë gjatë verës?

Gjatë këtyre ditëve të nxehta, mbani gjithmonë me vete një shishe ujë.