Instagramming

Atletet e shëmtuara të Albana Osmanit na fiksuan të gjithëve

14 Qershor 2018

Atletet e shëmtuara të Albana Osmanit na fiksuan të gjithëve

Për puntatën e fundit të "Top Show Magazine", Albana Osmani zgjodhi një fustan të tyltë me xixa, i denjë për një princeshë dhe atlete Balenciaga. Përtej kombinimit të guximshëm, atletet në fjalë përveçse trendi më i nxehtë i momentit, janë tmerrsisht të vështira për t’u gjetur.

Të ashtuquajtura atelte të shëmtuara, atletet Triple S nga Balenciaga janë më të kërkuarat e firmës për momentin. Sidomos ky version me detaje të verdha dhe jeshile, që Albana veshi mbrëmë. Të gjitha modelet janë shitur kudo dhe online, janë praktikisht të pamundura për t’u gjetur. Të vetmet që mund të gjeni për çmimin e lavdishëm prej $895 janë versioni rozë apo i zi. 

Atletet e shëmtuara të Albana Osmanit na fiksuan të gjithëve

Disa i urrejnë, disa i dashurojnë. Thuhet se materiali dhe ndërtimi i atletes është cilësi e shkëlqyer, rehatia superon çdo lloj tjetër këpucësh dhe dizajni bën çdo look të duket futuristik dhe i paparë.

Atletet e shëmtuara të Albana Osmanit na fiksuan të gjithëve

Albana Osmani është kujtuar pak vonë për trendin e atleteve të shëmtuara. Bella Hadid, Hailey Baldwin, Offset dhe Takeoff shërbyen si promovuesit e tyre që në fillim.

Atletet e shëmtuara të Albana Osmanit na fiksuan të gjithëve
Bella Hadid
Atletet e shëmtuara të Albana Osmanit na fiksuan të gjithëve
Offset
Atletet e shëmtuara të Albana Osmanit na fiksuan të gjithëve
Hailey Baldwin
Atletet e shëmtuara të Albana Osmanit na fiksuan të gjithëve
Offset, Quavo dhe Takeoff
Atletet e shëmtuara të Albana Osmanit na fiksuan të gjithëve
Offset