Lythat janë rritje e një pjese të lëkurës të shkaktuar kryesisht nga virusi papilloma, të cilat paraqihet në forma të ndryshme, në të shumtën e rasteve të rrumbullakta ose ovale. Zhvillimi i tyre ndodh zakonisht për shkak të çrregullimeve të sistemit imunitar dhe përgjithësisht nuk janë të rrezikshme.
Megjithatë ndodh që në lëkurë të jenë të bezdisshme, aq më tepër që duhet treguar kujdes në zgjedhjen e materialit të veshjeve apo produkteve kozmetike. Pra, si t’i largojmë?
Para se të paraqesim 3 metodat efektive, theksojmë se duhet të bëni një vizitë tek mjeku në mënyrë që të përcaktohet nëse ka rrezikshmëri apo jo. Mos harroni që nëse vuani nga diabeti apo ndonjë lloj sëmundje e mungesës së imunitetit, mjetet e mëposhtme janë të ndaluara.
Metoda e parë është ajo me vajin e kamforit (tea tree oil). Shtoni disa pika të vajit esecial dhe lëreni të përthahet në lëkurë. Vendoseni në zonat “problematike” rreth 5-6 orë në ditë. Ky vaj vret shumicën e baktereve dhe është shumë efektiv për trajtimin e lythave.
Në pamundësi të vajit të kamforit, mund të zgjidhni metodën e dytë me vajin e kastorit. Ndiqni të njëjtën procedurë si më sipër për 2-3 ditë. Vaji i kastorit ka veti anti-virus dhe është i pasur me antioksidantë që ndihmojnë në largimin e lythave.
Në fund, mund ta konsideroni edhe përzierjen e karafilit dhe hurdhrës. Shtypni pak karafil me hurdhër dhe vendoseni tek lythat për disa ditë me radhë. Hurdhra është e njohur për vetitë e saj në mbrojtjen ndaj viruseve, mikrobeve apo parazitët e ndryshëm.
Burimi: Bright Side