Sot Tirana u zgjua nga të shtënat e një krimi makabër i cili tronditi të gjithë Shqipërinë.
Një skenar krimi me në thelb pasionin, të cilin nuk është hera e parë që e dëgjojmë:
31- vjeçari Xhaferr Mata ekzekutoi me armë zjarri të tipit pistoletë 19- vjeçaren Xhulieta Çuni më pas veten. Xhuljeta mbeti e vrarë pa marrë ende ndihmën e parë ndërsa Xhaferri ndërroi jetë në Spitalin e Traumës pak orë më vonë.
Dy të rinjtë thuhet se kishin përjetuar një lidhje 6- muojre e cila kishte marrë fund si pasojë e vendimit të 19- vjeçares.
Pas disa orësh dëshmitarët rrëfyen për se 31- vjeçari kishte rreth një vit që ishte divorcuar nga gruaja nga martesa me të cilën kishte edhe një djalë 1- vjeçar. Lidhja e Xhaferrit me 19- vjeçaren thuhet se kishte nisur fillimisht si një lidhje jashtëmartesore gjë që ishte bërë shkas për divorcin e 31- vjeçarit nga ish- bashkëshortja.
Mësohet se pas divorcit nga bashkëshortja për vogëlushin kujdesej vetë Xhaferri me ndihmën e prindërve të tij.