Shqipëria

Bëni kujdes sot: Temperaturat do të shkojnë mbi 34 gradë

8 Qershor 2018

Bëni kujdes sot: Temperaturat do të shkojnë mbi 34 gradë

Kjo e premte do të shoqërohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta në zonat perëndimore. Temperaturat e ajrit do të nisin një rritje të lehtë gjatë mëngjesit, e cila kulmin do ta ketë në mesditë me temperatura që do të shënojnë mbi 34 gradë celsius. Ndërkohë në zonat malore, në pjesën e dytë të ditës priten vranësira dhe shira të izoluar.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Përpiquni të shmangni sa më shumë ekspozimin në diell gjatë orarit të drekës. Mos harroni aksesorët mbrojtës (kapele, syze) dhe aplikimin e diellit 30 minuta para daljes.