Ndonëse kursehet ta shprehë përmes postimeve mungesën e të atit, Nora Istrefi gjithnjë ka folur e emocionuar për babain e saj, që ndërroi jetë 14 vite më parë.
Pak orë më parë, këngëtarja ka postuar në llogarinë e saj të Instagram-it një foto të saj me motrën dhe babain, kur ishin fare të vogla.
“Sot janë bërë 14 vite pa babain tim, 14 vjet pa njeriun që bëri gjithçka që ne të kishim një jetë më të mirë. Babi nuk arriti ta shihte suksesin tonë, timin dhe të Erës, por ne e dimë që na sheh nga lart të gjithëve. Është ëngjëlli mbrojtës i Bledit, Nitës, Erës, mamit dhe i imi. Mungesën tënde e ndjejmë çdo ditë, në çdo hap.”- shkruan Nora.
Ndonëse edhe pas kaq shumë vitesh Istrefi ende nuk e pranon dot se ai nuk jeton më, ajo dhe 3 fëmijët e tjerë kanë trashëguar nga prindërit e tyre dëshirën për të qenë pjesë e botës së televizionit dhe të artit.
Babai i saj, Nezir Istrefi ka qenë një prej gazetarëve më të rëndësishëm në televizionin kosovar gjatë viteve ’90-të, ndërsa mamaja Suzana Tahirsylaj, këngëtare e njohur.