Nicole Kidman ka miliona sy që e ndjekin, por kjo s’e ka ndaluar kurrë të flasë për gjërat që kanë rëndësi. Këtë muaj, aktorja dhe nëna e katër fëmijëve, foli hapur për vështirësitë e mëparshme për të ngelur shtatzënë dhe dhimbjen që e shoqëronte.
Kur ishte e martuar me Tom Cruise në fillim të viteve ’90, Nicole mbeti shtatzënë për herë të parë në moshën 23-vjeçare. Shtatzënia ishte ektopike, që do të thotë se veza u fertilizua jashtë uterusit dhe shanset që fetusi të mbijetonte ishte zero. Ndërsa shtatzënia e dytë, edhe pse s’ishte ektopike, dështoi gjithashtu.
Çifti adoptoi dy fëmijë pas këtyre ndodhive të pafata, Isabella dhe Connor. Vite më vonë, Nicole u bë nënë me bashkëshortin e saj të dytë, Keith Urban. Ata janë prindër të dy vajzave, Faith and Sunday. Faith erdhi në jetë me ndihmën e një nëne surrogate.
Sidoqoftë, pesha e dhimbjes ekziston ende. Në një intervistë me Tatler Magazine, aktorja ndau ndjenjat e saj për përvojat e dhimbshme të 25 viteve më parë:
“E njoh pikëllimin. Është një dëshirë e madh, e dhimbshme. Dhe humbja! Njerëzit nuk flasin mjaftueshëm për shtatzënitë e humbura. Është një brengë e madhe për shumë gra.”