Instagramming

Ç’i bëri bashkë Ledrin dhe Lyrical- in? Princeshë Diana,kush tjetër!

3 Qershor 2018

Ç’i bëri bashkë Ledrin dhe Lyrical- in? Princeshë

Dy ditë më parë Ledri Vula postoi një foto piktoreske dhe deri këtu s’kishte asgjë për t’u çuditur.

Ç’i bëri bashkë Ledrin dhe Lyrical- in? Princeshë

Derisa lexuam nënshkrimin “My Princess Diana” dhe fill pas kësaj erdhi kjo foto në Instagram Story:

Ç’i bëri bashkë Ledrin dhe Lyrical- in? Princeshë

Sigurisht s’kishte si të mos aludonim që me shumë mundësi bëhej fjalë për një këngë të re. Dhe po, kishim të drejtë. Nga i njëti vend ka postuar një foto edhe Lyrical Son, ku shkruan: Cubana.

Ç’i bëri bashkë Ledrin dhe Lyrical- in? Princeshë

Po kështu, si për t’i bërë gjërat më të qarta postoi edhe foton e vetë princeshës:

Ç’i bëri bashkë Ledrin dhe Lyrical- in? Princeshë

Ledri e pason me një tjetër foto, sërish me puro dhe i njëjti stil, që siç merret me mend janë pjesë të shkëputura nga videoklipi.

Ç’i bëri bashkë Ledrin dhe Lyrical- in? Princeshë

“Si flladi në havana” shkruan reperi. Tani që dy artistët na i dhanë disa fjalë kyçe, ne po jua hamendësojmë vargun që do të jetë hiti i verës:

CUBANA si flladi n’havana, my Princess Diana

Ja u mbyll dhe kjo punë!