Pak minuta më parë, Lori Hoxha postoi në Instastory-in e saj një pjesë të shkëputur shkrimi nga një artikull i publikuar në portalin Tirana Post.
Artikulli në fjalë ishte për Afërdita Dreshajn dhe mbante titullin: “Afërdita i ka këmbët e gjata, por aspak seksi.”
Ajo çfarë trashëgimtares Hoxha i bëri përshtypje ishte mënyra se si përshkruheshin këmbët e këngëtares në fjalë.
“Një foto e fundit e postuar nga koka tek këmbët na i kujtoi. Të gjata dhe pak si çun. Madje po të mos kishim parë fytyrën do të mendonim se është një djalë. Dhe ç’është më e keqja, s’ka palestër në botë e ushtrim që të rregullon formën e kockës së këmbës, por ç’rëndësi ka.”
Menjëherë pas postimit të kësaj fotoje, Lori nuk vonoi të reagonte.
“Një portal i drejtuar nga një femër, që përcjell këtë lloj mesazhi tek ndjekësit e tij. Dhe kërkojmë që femrat të ndihen të forta, të pushtetshme, të barabarta, kur jemi vetë ato që femrën e ulin çdo ditë; për formën e këmbëve, për buzët e holla, e si rrjedhojë për paaftësinë e saj në jetë. Shoqëri misogjiniste. Kërkojmë ndryshim. Shkruajmë çdo ditë për ‘ndryshimet e VIP-ave”.
Na vjen turp kur shohim buzë fabrike, por jemi vetë ne që e çojmë shoqërinë drejt asaj rruge. Duam të behmi si bota, ama këmbët muskuloze nuk i duam. Vajzën për të cilë flitet nuk e njoh shumë mirë dhe nuk dua ta përmend se nuk është vendi im, e nuk kam një portal në të cilin të shpreh mendimet e mia, të emancipuara apo të prapambetura sidoqofshin, ama e mbroj si të ishte ime motër.
Është shumë e thjeshtë të thuash “është personazh publik, le ta pranojë”, por kurrsesi nuk mundesh të përdorësh influencën e një mediaje për mesazhe të tilla te ato.” – shkruan Lori, e cila përfundon opinionin e saj duke bërë thirrje që të paktën femrat t’i përgëzojnë, urojnë dhe t’ja pranojnë defektët njëra tjetrës.