Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2018: Ujori dhe Peshqit

1 Qershor 2018

Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2018: Ujori dhe Peshqit
Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2018: Ujori dhe Peshqit

Për fatin tuaj të mirë, do të jeni në qendër të gjithë ngjarjeve që do të vinë së shpejti, ndikuar nga fakti që Marsi ka hyrë në Ujor më 15 maj. Ky planet do t’ju bëjë të guximshëm dhe të sigurt, cilësi që do t’ju vlejnë shumë. Nuk do të prisni që gjërat të ndodhin, përkundrazi do të merrni nismën për të krijuar vetë mundësitë. Të jeni të sigurt që gjërat do të përfundojnë mirë para 26 qershorit.

Marsi është raketa përforcuese për gjithë iniciativat tuaja më të mëdha. Mund të jetë një proces rraskapitës dhe kjo mund të jetë arsyeja që mund të nisni projektet e reja pak më vonë. Takimet e karrierës apo biznesit do të shkëlqejnë në këtë periudhë dhe paratë do të jenë në gjendje të mirë. Do të keni ditë të mrekullueshme për të bërë ndonjë prezantim, për të mbajtur fjalime, për të udhëtuar apo nënshkruar ndonjë kontratë.

Nëse kërkoni punë, drejtohuni tek njerëzit që njihni për të parë nëse mund të rinisni një marrëdhënie të re. Bëjeni këtë gjë sa më shpejt. Korriku dhe gushti do të jenë zhgënjyes në disa nivele, sepse Mërkuri do të tërhiqet nga 26 qershori deri më 19 gusht. Pra, do të jetë një periudhë e qetë dhe joproduktive, por gjërat do të përmirësohen më vonë gjatë vitit.

Ekziston mundësia që një bashkëpunëtor t’ju mbajë disa sekrete, ndoshta mund të jetë duke u përpjekur të përfitojë nga puna juaj ose t’ju rrëzojë nga pozicioni, ndaj bëjini sytë katër. Mund të jetë e vështirë për t’u dalluar, por eksperienca mund t’ju ndihmojë.

Kur vjen puna tek dashuria, gjërat do të ecin mirë. Do të përfshiheni nga një atmosferë romantike dhe argëtuese. Kjo gjë do t’ju ndihmojnë të krijoni marrëdhënie të mira edhe nëse jeni vetëm në këtë periudhë. Dielli dhe Hëna e Re do të ndezin shtëpinë tuaj të dashurisë së vërtetë. Ky do të jetë muaji më i gjallë përsa i përket çështjeve të zemrës. E vetmja pengesë mund të jetë Neptuni që do të jetë në një kënd të vështirë me Hënën e Re, ndaj tregohuni të kujdesshëm për njohjet që krijoni.

Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2018: Ujori dhe Peshqit

Kur të filloni qershorin, mund të festoni një fitore të rëndësishme në karrierë dhe emri juaj mund të jetë në duart e njerëzve të rëndësishëm në fushën tuaj. Kjo fitore do të vendosë në një nivel krejtësisht të ri dhe ka shumë gjasa që të merrni respektin që meritoni.

Do të keni kohë për t’u argëtuar në javën e parë, sepse Venusi, Neptuni dhe Jupiteri do të jenë në harmoni ideale për të krijuar një atmosferë të lezetshme. Nëse jeni duke udhëtuar do të argëtoheni më shumë seç e keni menduar. Do të shishni një përparim të madh, sepse kjo treshe e madhe, një trekëndësh i artë, është kaq i rrallë dhe i dobishëm.

Ju mund ta shfrytëzoni këtë Hënë të Re për të lëvizur përpara, për të riparuar apo rinovuar shtëptinë, për të sjellë ndoshta ndonjë piktor për t’i dhënë ngjyra mjedisit ku jetoni etj. Nëse shtëpia është në rregull, do të përqëndroheni më shumë tek familja, për të cilën do ta lini pak mënjanë karrierën.

Fundi i muajit do të sjellë një Hënë të Plotë të ashpër në Bricjap, më 27 qershor, e cila do ta mbajë Saturnin të lidhur pas teje. Ju mund të shqëtësoheni rreth vështirësive aktuale të një miku, mund të dëshironi ta ndihmoni, por gjithsesi drejtohuni për këshilla tek një mik i vjetër.

Marsi ka kaluar në Ujor muajin e kaluar dhe do të mbetet në shtëpinë e dymbëdhjetë deri më 15 nëntor, një kohë shumë e gjatë kjo. Gjatë kësaj kohë mund të jeni duke punuar në një projekt kërkimi që ka nevojë për pak vetmi. Do të keni nevojë për shumë privatësi gjatë kësaj periudhe, po mos u bëni merak sepse do të jetë koha më kreative e vitit.

Marsi do të tërhiqet nga 25 qershori deri më 27 gusht dhe kjo do të thotë që duhet të rishikoni edhe njëherë planet dhe strategjitë tuaja, sepse nuk do të ishte koha e duhur për të ecur përpara me një produkt, fushatë, shërbim, reklamë apo çdo iniciativë tjetër konkurruese. Financiarisht, do të shihni se kontrollet tuaja mbi paratë janë të ngadalta.

Flasim pak për anën romantike tani. Venusi do të mbetet në shtëpinë tuaj të pestë të dashurisë, kështu që dy javët e para të qershorit do të jenë koha e duhur për të qenë të lumtur dhe të rrethuar me romanticitet. Nga ana tjetër, Neptuni, Jupiteri dhe Venusi do të krijojnë një trekëndësh të shkëlqyer, ku mund të shihni një mrekulli. Dëshirat mund të realizohen nëse punoni për to. Ju në thelb jeni njeri krikues, kështu që idetë mund të kenë potecial. Pra, vazhdoni punoni fort pë idetë tuaja, sepse të dashur Peshq, ky trekëndësh është padyshim dhuratë nga universi që s’mund ta çoni dëm.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.