Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2018: Luani dhe Virgjëresha

1 Qershor 2018

Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2018: Luani dhe

Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2018: Luani dhe

Në qendër të këtij muaji do të jetë dashuria dhe gjithë marrëdhëniet e tjera. Hëna e plotë e 29 majit mund të ketë ndikuar që ju të merrni një vendim për personat e rinj që do të takoni. Nëse jeni në një marrëdhënie të fortë dhe të lumtur, mund të keni përjetuar një episod emocionues, gjë që dëshmon lidhjen e veçantë mes jush dhe personit tjetër. Marsi është i pozicionuar në mënyrë të përkryer, ndaj mund të mendoni për martësën.

Ideja për të patur një jetë më të stabilizuar mund të theksohet edhe më shumë nga pozicioni i ri i Marsit në Ujor, gjë që do të vazhdojë deri më 15 nëntor. Në fund të muajit, mund të jeni në një dilemë midis punës dhe planeve të tjera, por gjithsesi do të bashkoni forcat për të vazhduar para.

Mbani mend që Marsi do të kthehet në retrospektivë nga 26 qershori deri më 27 gusht, kështu që gjatë gjithë kësaj kohë mund përjetoni një lëkundje me partnerin ose do të ndryshoni planet që keni bërë së bashku. Mëgjithatë kjo do të jetë një periudhë ku do të mund të reflektoni mbi gjithë me partnerin ose do të ndryshoni planet që keni bërë së bashku. Mëgjithatë kjo do të jetë një periudhë ku do të mund të reflektoni mbi gjithë ç’keni bërë në 2018-n dhe për të përmirësuar projektet e deritanishme. Gjithashtu do të keni mjaftueshëm kohë për të rregulluar marrëdhëniet në vazhdim, sidomos ato më të veçantat.

Le të kthehemi pak tek Jupiteri, i cili do t’ju sjellë dhurata dhe fat. Duke e parë 2018-n në tërësi, themi me plot gojën se do të jetë një mundësi e madhe që ju ta bëni jetën private një prioritet. Do të mund të blini një shtëpi ndoshta apo të përmirësoni atë aktualen. Bëjeni këtë gjë në javën e parë të muajit, sepse do të jetë një dozë e mirë energjie.

Hëna e Re më 13 qershor do t’ju hapë derën për të udhëtuar dhe për t’u argëtuar me miqtë, por para se të zhyteni drejt aventurave, kontrolloni njëherë koston. Ato mund të jenë më të larta seç keni parashikuar, prandaj bëni llogaritë mirë, sepse mund të sillni tensione.

Karriera juaj po evoluon në këto momente, mundësitë për të arritur famën janë të shumta dhe kjo është gjë fantastike, për aq kohë sa edhe ju e keni marrë seriozisht profesionin tuaj. Venusi do të hyjë në Luan më 13 qershor - 9 korrik, një kohë e mrekullueshme për të lëvizur nëse ndjeheni të vetmuar. Ah, mos harroni: Është koha ideale për të bërë disa pazare por mos e teproni.

Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2018: Luani dhe

Nëse jeni të etur për të ecur përpara në karrierën tuaj, mund t’i kushtoni më shumë rëndësi qershorit. Do të merrni mundësi për shumë raste dhe do të analizoni detajet dhe pasi të keni vendosur gjërat në peshore, do të arrini të ndani të mirën nga e keqja. Kush mund ta bëjë më mirë këtë sesa një Virgjëreshë sy shqiponjë?!

Tani që hyri qershori, do të vazhdoni të mendoni për disa lëvizje në vendbanimin tuaj ose rreth pronave të tjera. Është gjithashtu e mundur që të anëtar i familjes të jetë në një mendje me ju për të tilla ndryshime. Brenda ditëve të para, do të keni arritur të përfundoni një qëllim të rëndësishëm, ndonjë veprim, riparim apo ngjarje historike të famljes.

Në ditë e para të qershorit, do të përqëndroni vëmendjen tuaj tek karriera. Filloni dhe rregulloni gjithë materialet e nevojshme që kur telefonata e rëndësishme të vijë, të jeni të përgatitur. Nëse keni ndonjë intervistë, kjo periudhë do të jetë ideale. Do të keni kontroll të plotë mbi paratë dhe gjërat do të shkojnë mirë.

Marsi në Ujor do të nxisë punën tuaj duke shtuar një numër të mash projektesh impenjative. Një gjë e tillë do të vazhdojë për disa muaj dhe më në fund nga mesi i nëntorit do të jeni totalisht të çliruar për t’u marrë me veten, për të shijuar një pushim të shkurtër.

Nëse keni ndonjë gjë të rëndësishme në axhendë, mund ta shtyni deri në shtator, në të kundërt nisni të punoni sa më shumë në këto 2 javë të para. Marsi do të nxisë gjithë ëndrrat tuaja dhe deri në shtator do të keni gjithë ç’keni dëshiruar këto kohë.

Qëndroni të gatshmë për të marrë një vendim të rëndësishëm gjatë fundit të qershorit, madje edhe ndonjë shtatzëni. Do të jeni të vetëdijshëm se vendimi juaj do të jetë i përhershëm, pavarësisht ndonjë gjendjeje të zymtë tek-tuk. Urani do t’ju ndihmojë në mënyrë të habitshme; mund të merrni ndihmë nga ndonjë familjar, ose nga njerëz që punoni si profesor, redaktor apo prodhues.

Data 27 qershor mund t’ju gjejë me një projekt të madh krijues. Do të punoni shumë, por në fund do të jeni krenar për veten tuaj dhe me të drejtë. Një tjetër yll do t’ju ndrijë në karrierë.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.