Në fillim të muajit maj kudo qarkulloi lajmi se John Cena dhe partnerja e tij prej shumë viteshi dhanë fund romancës. Nuk zgjati shumë dhe nisën zërat se asnjëri prej të dyve nuk donte që romanca të merrte fund, por gjithsesi nuk pati kurrë një konfirmim deri më sot.
Sipas Us Weekly, keçisti i famshëm dhe partnerja e tij Nikki Bella janë zyrtarisht bashkë.
“Të anullonte dasmën ishte vendimi më i mirë që Nikki mund të merrte në aë moment dhe kjo i ndihmoi shumë të dy. Kjo nuk do të thoshte se dashuria mes tyre kishte ikur, apo se nuk ndjenin më për njëri-tjetrin, por kur kuptuan se nuk rrinin dot më asnjë sekondë më shumë, vendosën t’i jepnin fund pausës.”- janë shprehur burime pranë dyshes.
Rikthimin e tyre çifti muskuloz e konfirmoi edhe vetë kur pak ditë më parë u panë duke ecur së bashku të veshur njësoj. Tanimë, presim vetëm që çifti të zyrtarizojë ditët e dasmës!