Bashkejetesa

Që kur mësova këto sekrete lidhja ime ka ecur vaj

31 Maj 2018

Që kur mësova këto sekrete lidhja ime ka ecur vaj

Recetat sandarte të dashurisë mund të duket sikur nuk funksionojnë. Ama jam këtu për t’ju treguar të kundërtën.

Ka disa pika mbi të cilat bazohet çdo lidhje që ecën vaj.

Komunikimi i mirë

Unë dhe dashuri im kounikojmë gjithë kohës. Sigurisht me komunikim nënkuptoj edhe zënkat, të cilat qofshin të mëdha apo të vogla asnjëherë nuk na kanë prishur punë.

Edhe kur kalojmë ndonjë zënkë, asnjëherë nuk rrijmë pa folur me njëri- tjetrin.

Qejfi

Edhe nëse jemi të lodhur apo të zënë me punë, gjithmonë gjejmë kohën e mjaftueshme për t’u marrë me njëri- tjetrin. Një film darkave apo një kafe në mëngjes është gjithmonë një mundësi shumë e mirë për të kaluar kohë edhe kur kjo e fundit nuk të favorizon.

Mbështetja

Mbase është e vështirë ta mbështesësh atë në marrjen e disa vendimeve të cilat nuk të bien fort për shtat. Ama është e rëndësishme t’i tregosh atij se gjithmonë je aty për të.

Surprizat

Përpqem të mos bëhem e mërzitshme për të. Gjithë kohës mundohem ta surprizoj në një formë a në një tjetër. Si për t’i treguar se jeta me mua është një aventurë e madhe.

Burimi: Popsugar