Hekuri është përgjegjës për prodhimin e hemoglobinës, një proteinë kjo e cila ndihmon qelizat e kuqe te gjakut të furnizojnë me oksigjen të gjithë trupin. Ndaj mungesa e theksuar e hekurit mund të na çojë deri në anemi.
Si mund ta parandalojmë ne këtë gjendje? Duke i vënë veshin trupit tonë e mbi të gjitha sinjaleve që ai na lëshon për të treguar se diçka s’po shkon ashtu si duhet.
Lodhja është një nga simptomat tipike. Kjo ndodh për shkakun se në muskuj dhe inde kalon shumë pak oksigjen, arsye prej së cilës ndiheni një pjesë të mirë të kohës shumë të këputur. Përgjithësisht rraskapitja alternohet edhe me nervozizëm apo paaftësi për t’u përqëndruar.
Është hemoglobina ajo që i jep ngjyrë lëkurës, ndaj logjikisht sa më pak hekur në trup të keni aq më të zbehtë do të jeni. Për ta kuptuar sa më mirë ju vijnë në ndihmë këto 3 zona kyçe në trupin tuaj: pjesa e brendshme e buzëve, mishrat e dhëmbëve dhe pjesa e brendshme e qepallave. Nëse janë më pak të kuqe se zakonisht bëni një kontroll të menjëhershëm.
Duke qenë se oksigjeni gjendet në nivele të ulëta, mjafton të bëni aktivitetin më të vogël, qoftë thjesht një ngjitje shkallësh dhe menjëherë ju merret fryma. Po kështu ndjeni shtrëngime ose dhimbje në gjoks.
Për shkak se në enët e gjakut qarkullon shumë pak oksigjen, ato do të enjten duke shkaktuar dhimbje koke apo migrenë.
Të tjera shenja:




