Më thoni një gjë që ndryshon dita-ditës? Po, trendet e videove në Instagram! Para pak kohësh, pamë kërcimin e famshëm ‘Dame Tu Cosita’, pastaj videot me sapunë apo rërë. Tani bëhuni gati njerëz, nëse videot e mëparshme na kanë bezdisur, çaji i bizeleve do të na qetësojë sytë.
Konkretisht, lulet e bizeleve, që kanë një ngjyrë të errët blu, përdoren në mjekësinë popullore për kura të ndryshme (antistres dhe qetësues). Mirëpo e bukura e këtyrë luleve është aftësia për të ndryshuar ngjyrë. Pra, nëse hidhni lulet e thara të bizeleve, të njohura si butterfly blue pea, dhe më pas shtoni limon, rezultati është si në video:
Në fillim ngjyra ishte aquamarine, pastaj merr një nuancë jeshile, më pas bëhet vjollcë e në fund përfundon në një ngjyrë blu.
Ky çaj pritet të bëjë namin në rrjete sociale, madje që tani është pagëzuar me emrin Marmaid Tea – “Çaji i Sirenës”. Për shijen nuk kemi informacion, ama për ngjyrën nuk dimë ç’të themi më: Thjesht fiksuese!